By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt “bashkimit” në një subjekt të vetëm politik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt “bashkimit” në një subjekt të vetëm politik
TOP Momenti

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt “bashkimit” në një subjekt të vetëm politik

Momenti
Published: May 28, 2026









Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik, Forumin Shqiptar, duke synuar krijimin për herë të parë të një organizate të unifikuar politike të shqiptarëve në nivel shtetëror.

Your browser does not support the video tag.


Duke iu referuar burimeve jozyrtare, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) raportoi se marrëveshja parasheh bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Nacional Shqiptar, transmeton Anadolu.

Your browser does not support the video tag.


Sipas raportit, vendimi për bashkim vjen pas suksesit politik të arritur përmes veprimit të përbashkët, duke përfshirë pushtetin absolut në komunën e Tuzit, rezultatin rekord në nivel shtetëror me dy mandate deputetësh dhe dy poste në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe rezultatet e vlerësuara të ministrave dhe përfaqësuesve të Forumit në pushtetin ekzekutiv.


Burime pranë negociatave thanë se një shtysë shtesë për bashkimin e plotë erdhi pas sondazheve të fundit të opinionit publik, të cilat treguan rritje të ndjeshme të mbështetjes për Forumin edhe në Ulqin, ku ai është shndërruar në një nga opsionet më të fuqishme politike shqiptare.


Sipas të njëjtave burime, një nga objektivat kryesore politike të Forumit është marrja e drejtimit të komunës së Ulqinit pas zgjedhjeve të ardhshme.


RTCG gjithashtu raportoi se është “pothuajse e sigurt” që lider i organizatës së bashkuar do të jetë Nik Gjeloshaj, ndërsa kontribut të rëndësishëm në procesin e bashkimit kanë dhënë edhe Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha.


Bashkëbisedues të përfshirë në proces e vlerësuan këtë zhvillim si konsolidimin më të madh politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi që nga rikthimi i pavarësisë së vendit.


source

You Might Also Like

Mbi 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës
Mbappe bën me dije se cilën ndeshje të tij nuk do ta rishikojë kurrë
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm
Mot me vranësira dhe intervale me diell
Dy medalje bronzi për Kosovën në Ballkanikun U14, Kuka lavdëron talentet e reja

You Might Also Like

Kosova voton
TOP Momenti

Kosova voton

June 7, 2026
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
TOP Momenti

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

June 7, 2026
Çokollata e zezë mbron zemrën tuaj
TOP Momenti

Çokollata e zezë mbron zemrën tuaj

June 7, 2026
Putini refuzoi ofertën për takim, Zelensky: Ai humbi shansin për t’i dhënë fund luftës
TOP Momenti

Putini refuzoi ofertën për takim, Zelensky: Ai humbi shansin për t’i dhënë fund luftës

June 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?