Një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte marrë lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.
Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, ka konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe, KoSSev se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin ku po ndërtohet stacioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, transmeton Zeri.info.
Punëtori fillimisht është dërguar në QKMF-në e Zubin Potokut, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, është transportuar me urgjencë në Spitalin Klinik në Mitrovicën e Veriut.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ka ndërruar jetë rreth orës 11:00 si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacioneve, viktima ishte nga një fshat i rajonit të Mitrovicës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.
Me rastin e sotëm në Zubin Potok, numri i personave që kanë humbur jetën në vendet e punës në Kosovë gjatë vitit 2026 ka arritur në 16. /Zëri

