By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paraburgim ndaj dy të pandehurve për vrasjen e imamit në fshatin Zlipotok të Dragashit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paraburgim ndaj dy të pandehurve për vrasjen e imamit në fshatin Zlipotok të Dragashit
TOP Momenti

Paraburgim ndaj dy të pandehurve për vrasjen e imamit në fshatin Zlipotok të Dragashit

Momenti
Published: July 2, 2026

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin B.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë (privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake) të KP-së, dhe ndaj të pandehurit I.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, Mosdhënia e ndihmës (vepra penale ka rezultuar me vdekjen e personit të rrezikuar) lidhur me paragrafin 1 te KP-së.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri B.H., më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T.

Your browser does not support the video tag.

“Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri B.H., i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave viktima G.T., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës paraprake, në bazë të provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, duke gjetur si të bazuar dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale nga të pandehurit, vlerëson se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurve dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale të dyshohet se janë kryer, mënyrën dhe rrethanat ashtu që i dyshuari B.H., në mënyrë mizore apo dinake dyshohet të ketë goditur me thikë në shpinë dhe qafë viktimën ndjerin G.T., po ashtu duke shtuar faktin se i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është gjetur dhe arrestuar nga Policia, për Gjykatën rezulton se me lënien në liri ekziston rreziku i ikjes dhe arratisjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj masa e paraburgimit në këtë fazë është e domosdoshme.

“Masa e paraburgimit është e arsyeshme dhe ligjore, me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës hetimore, nxjerrjen e provave materiale, marrjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe të të dyshuarve, dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve para institucioneve të drejtësisë me qëllim të zbardhjes së ngjarjes, si dhe parandalimit të arratisjes së të dyshuarve, Gjyqtarja ka vlerësuar se masa tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e prezencës së të dyshuarve dhe rrjedhën e papenguar të fazës hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut
ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti

LEXO GJITHASHTU

Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme
Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore
Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore
Lajme
Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
Lajme
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Lajme
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme

You Might Also Like

Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
TOP Momenti

Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension

August 30, 2026
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
TOP Momenti

VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete

August 30, 2026
Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
TOP Momenti

Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi

August 30, 2026
Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme
TOP Momenti

Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?