By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit
TOP Momenti

Paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

Momenti
Published: June 15, 2026







Bota
June 15, 2026 – 18:06


Your browser does not support the video tag.

Si pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet gjatë kësaj jave, Shtetet e Bashkuara presin që Irani të mos vendosë tarifa për transportin përmes Ngushticës së Hormuzit, tha nënpresidenti amerikan, JD Vance, gjatë një interviste më 15 qershor.


Intervista e Vance për CNBC përkoi me një mesazh të ri nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më 15 qershor shkroi:


“Anijet po nisin që të lëvizin – shumë nga to të mbushura me naftë – jashtë nga Ngushtica e Hormuzit. Anijet po kalojnë përgjatë ‘autostradës’ jugore, që është krejtësisht e sigurt”.Ky pohim i Trumpit nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.


Duke u përgjigjur në pyetjen e CNBC-së lidhur me atë nëse ishte arritur një mirëkuptim me Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa vendosje të tarifave për një periudhë fillestare prej 60 ditësh ose më gjatë, nënpresidenti Vance tha: “Pritja jonë është që ngushtica do të hapet pa tarifa për një periudhë afatgjatë. Kjo është një gjë që do ta zgjidhim në këto negociatat teknike”.


Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për media se “për një periudhë të caktuar kohe, ne do të organizojmë qarkullim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit në përputhje me veprimet e palës tjetër”.


“Ne gjithmonë kemi thënë se nuk synojmë të mbledhim tarifa për kalim, por do të përcaktojmë dhe mbledhim tarifat e nevojshme për shërbimet që do të ofrojmë, si shërbimet e lundrimit, mbrojtja e mjedisit, ndoshta sigurimi i anijeve dhe shërbime të tjera që do të ofrohen nga Irani dhe Omani”, deklaroi ai.


Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar më herët se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit është planifikuar të nënshkruhet së shpejti dhe se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet.


“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e kompletuar”, shkroi Trump në Truth Social duke njoftuar marrëveshjen të dielën vonë, e cila do ta hapë një periudhë 60-ditore për të mundësuar bisedime për një marrëveshje më të hollësishme për paqe midis Uashingtonit dhe Teheranit.Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit nisën më 28 shkurt dhe që nga nisja e luftës, Ngushtica e Hormuzit praktikisht është mbyllur nga Irani. Nëpër këtë rrugë jetike ujore kalon rreth një e pesta e dërgesave të naftës dhe gazit në botë./Radio Evropa e Lire


source

You Might Also Like

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

LEXO GJITHASHTU

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
TOP Momenti
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
TOP Momenti
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
TOP Momenti
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
TOP Momenti
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
TOP Momenti

You Might Also Like

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

August 23, 2026
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti

Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera

August 23, 2026
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

August 23, 2026
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
TOP Momenti

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?