By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Lajme

Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi

Momenti
Published: August 27, 2026

Një komision i Këshillit Kombëtar të Zvicrës po kërkon rikthimin e rregullave më të rrepta për rimbursimin e psikoterapisë nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Propozimi ka shkaktuar reagim të fortë nga specialistët e shëndetit mendor, të cilët paralajmërojnë se mund të vështirësojë qasjen e pacientëve në trajtim.

Që nga reforma e vitit 2022, në Zvicër psikologët mund të ofrojnë psikoterapi në mënyrë të pavarur, ndërsa për rimbursimin e trajtimit nga sigurimi shëndetësor mjafton një përshkrim nga mjeku i përgjithshëm.

Your browser does not support the video tag.

Tani, shumica e djathtë në Komisionin për Sigurinë Sociale dhe Shëndetin Publik të Këshillit Kombëtar kërkon rikthimin e modelit të mëparshëm, ku psikoterapia duhej të delegohej nga një psikiatër dhe të bazohej në një diagnozë të përcaktuar.

Mbështetësit e ndryshimit argumentojnë se shpenzimet për psikoterapi janë rritur ndjeshëm pas reformës: nga pak mbi 500 milionë franga në vitin 2021 në mbi 900 milionë në vitin 2024. Sipas tyre, rritja e kostove ndikon edhe në primet e sigurimit shëndetësor.

Por Federata Zvicerane e Psikologëve e kundërshton këtë qasje. Bashkëpresidenti i saj, Loris Rohrbach Grandjean, thotë se pacientët që trajtohen përmes psikoterapisë kanë probleme reale të shëndetit mendor dhe jo thjesht nevoja për “terapi komoditeti”.

Sipas tij, rikthimi i sistemit të vjetër do të krijonte një pengesë shtesë për pacientët, pasi ata do të duhej të kalonin fillimisht te një psikiatër, gjë që mund të shkaktonte vonesa në trajtim.

Specialistët paralajmërojnë se vonesat ose mungesa e trajtimit mund t’i bëjnë çrregullimet psikike kronike dhe, në afat të gjatë, të rrisin kostot për pacientët, sistemin shëndetësor dhe shoqërinë.

Debati pritet të kalojë së shpejti në Këshillin Kombëtar, i cili do të vendosë nëse do të mbështesë kufizimin e propozuar të qasjes në psikoterapi.

The post Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tragjedia në familjen shqiptare në Greqi, 53-vjeçari Bujar Muço rrëfen krimin ndaj bashkëshortes: E godita nga inati
Aksident i rëndë në Kijevë të Malishevës, Ambulanca e Policia në vendngjarje
Palatova në takim lamtumirës me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët
Diplomatët e lartë nga Katari dhe Irani takohen në Teheran në kuadër të përpjekjeve për t’i ringjallur bisedimet SHBA-Iran
Alarm për bombë në Gjykatën e Lezhës, evakuohet godina dhe ndërpriten seancat

LEXO GJITHASHTU

KGJK-ja refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
KGJK-ja refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
TOP Momenti
PDK-ja do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
PDK-ja do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
TOP Momenti
BE-ja përsërit thirrjen për formim të institucioneve
BE-ja përsërit thirrjen për formim të institucioneve
TOP Momenti
Kompanitë gjermane ngadalësojnë shkurtimet e vendeve të punës, barometri i punësimit arrin nivelin më të lartë 15-mujor
Kompanitë gjermane ngadalësojnë shkurtimet e vendeve të punës, barometri i punësimit arrin nivelin më të lartë 15-mujor
Lajme
Apeli në Shkup lë në fuqi pafajësinë e Nikola Gruevskit në çështjen “Talir 2
Apeli në Shkup lë në fuqi pafajësinë e Nikola Gruevskit në çështjen “Talir 2
Lajme

You Might Also Like

Grabitje në Spanjë, zhduket një nga thesaret më të rëndësishme të Epokës së Bronzit në Evropë
Lajme

Grabitje në Spanjë, zhduket një nga thesaret më të rëndësishme të Epokës së Bronzit në Evropë

August 27, 2026
Fillimi i ri i qeverisë gjermane?
Lajme

Fillimi i ri i qeverisë gjermane?

August 27, 2026
ZKA: Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse dhe vendimmarrëse
Lajme

ZKA: Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse dhe vendimmarrëse

August 27, 2026
‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda
Lajme

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?