Tre të dyshuar kanë dhunuar fizikisht dhe seksualisht një burrë në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ndërkohë që ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale të dhunimit.
Lajmi konfirmohet për teve1.info nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi.
“Rasti ka ndodhur ne Qendrën Korrektuese ne Dubravë. Ndaj tre personave është iniciuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak te ndjeshmërisë, nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë Shkodran Nikçi.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

