By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Osmani njofton se Lulzim Zeneli është rikthyer në LDK: Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Osmani njofton se Lulzim Zeneli është rikthyer në LDK: Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve
TOP Momenti

Osmani njofton se Lulzim Zeneli është rikthyer në LDK: Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve

Momenti
Published: May 12, 2026

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Lulzim Zeneli i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani, në postimin e saj, ka thënë se Zeneli, i cili ka qenë deputet për tri mandate, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës e Nexhat Dacit, rikthehet për ta sjellë përvojën, maturin politike dhe vizionin në një kohë të rëndësishme.

Postimi:

Një rikthim përtej politikës, një angazhim për shtetin

Sot, Prof. Dr. Lulzim Zeneli rikthehet në garën politike dhe na bashkohet për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit, rritjen e LDK-së dhe në vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Me përvojën e tij të gjatë politike, akademike dhe institucionale, si bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit, ish-deputet për tri mandate dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, ai rikthehet për të sjellë përvojë, maturi politike dhe vizion në një kohë të rëndësishme për vendin.

Pas shumë vitesh angazhim në jetën akademike, shkencore dhe profesionale, Prof. Dr. Zeneli rikthehet me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë kulturë institucionale, më shumë stabilitet dhe më shumë përfshirje të dijes dhe ekspertizës në politikëbërje.

Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve që kanë kontribuar në momentet më të rëndësishme të shtetndërtimit të saj.

Rikthimi i Prof. Dr. Lulzim Zenelit është një mesazh i qartë për forcimin e frymës institucionale dhe vazhdimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.

Mirë se na u riktheve, Profesor Lulzim!

The post Osmani njofton se Lulzim Zeneli është rikthyer në LDK: Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Fier
Prishtina edhe sonte në protestë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Bastisje në veri, policia gjen armë, municion dhe uniforma me emblemë serbe
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

LEXO GJITHASHTU

PDK i reagon RTK’së për raportimin se kjo parti kërkon “uljen dënimeve për krerët e UÇK: Fyes, shtrembërim me prapavijë politike
PDK i reagon RTK’së për raportimin se kjo parti kërkon “uljen dënimeve për krerët e UÇK: Fyes, shtrembërim me prapavijë politike
Lajme
Protesta kundër verdiktit të Speciales në Gjakovë, Gjini: Nëna Ferdonije pasqyra që tregon se kush ishin kriminelët
Protesta kundër verdiktit të Speciales në Gjakovë, Gjini: Nëna Ferdonije pasqyra që tregon se kush ishin kriminelët
Lajme
Protesta në shesh, Hoxhaj: Një popull i bashkuar rreth lirisë së vet nuk mund të mposhtet
Protesta në shesh, Hoxhaj: Një popull i bashkuar rreth lirisë së vet nuk mund të mposhtet
Lajme
OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
Lajme
Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë
Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë
Lajme

You Might Also Like

Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup
TOP Momenti

Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup

September 27, 2026
Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
TOP Momenti

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë

September 27, 2026
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
TOP Momenti

Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes

September 27, 2026
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
TOP Momenti

Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?