By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra e Kosovës për NATO-n dhe BE-në mbetet larg
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra e Kosovës për NATO-n dhe BE-në mbetet larg
TOP Momenti

Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra e Kosovës për NATO-n dhe BE-në mbetet larg

Momenti
Published: June 9, 2026

Gazetarja e CNN International ka intervistuar mbrëmë ish-presidenten Vjosa Osmani ku ka theksuar se zgjedhjet e reja në Kosovë, si një nga vendet më të reja dhe më të varfra në Evropë, kanë dështuar të thyejnë muaj të tërë ngërç politik, duke rrezikuar ta fusin vendin më thellë në një krizë kushtetuese dhe ekonomike.

Në një intervistë direkte nga Prishtina për emisionin e CNN, Osmani paralajmëroi se ky bllokim institucional është shumë i pafat sepse ka dëmtuar interesat e Kosovës si brenda vendit për sa i përket ekonomisë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas saj, kriza filloi krejtësisht pa nevojë pikërisht në kohën kur po ndërtohej një momentum ndërkombëtar dhe po rritej mbështetja në botën perëndimore, veçanërisht me administratën e re të ShBA-ve.

Ajo theksoi se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis midis forcave politike në mënyrë që institucionet të krijohen së bashku e jo vetëm nga një forcë politike.

Your browser does not support the video tag.

Ajo shtoi se ndërsa vendet e tjera në rajon mund të zgjedhin rrugën ku dikush kontrollon gjithçka, Kosova ka qenë gjithmonë model ku bashkimi dhe puna e përbashkët e forcave politike për interesat nacionale ka sjellë përfitime brenda dhe jashtë vendit.

Gazetarja e CNN solli në vëmendje sfidën e qeverisjes njëpartiake, duke specifikuar se partia e Kryeministrit Albin Kurti tani duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar qeverinë e re dhe për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur presidentin e ri.

E pyetur se çfarë kompromisesh janë realisht të mundshme për të shmangur paralizën, Osmani theksoi se kompromisi duhet arritur për të tre institucionet: qeverinë e re, udhëheqjen e parlamentit dhe presidentin.

“Kompromisi është vlera më e mirë që mund të kesh në politikë. Pra, të gjithë do të duhet të punojnë me njëri-tjetrin. Dhe ne jemi gati t’i japim vendit tonë pikërisht këtë”, u shpreh ajo, duke saktësuar se është herët të thuhet se si do të sillen partitë e tjera.

“Jemi gati të ulemi dhe të bisedojmë me partitë politike, partitë e shumicës. Natyrisht, nuk duam të bisedojmë me partinë e vetme serbe që ka marrë pjesë në akte agresioni dhe shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Por çdo parti tjetër këtu, të gjithë rivalët e tjerë politikë janë të mirëpritur”.

Tutje, Osmani bëri thirrje për veprim urgjent, duke paralajmëruar afatet strikte ligjore dhe ripotencoi se para sfidave të sigurisë që shkaktohen nga Serbia dhe temave te integrimit euroatlantik, partitë shqiptare duhet të qëndrojnë të bashkuara.

Ajo theksoi se është urgjente të gjendet një kompromis në interes të vendit duke i ditur afatet strikte ligjore, e me konkretisht afatin 60 ditor për zgjedhje te Presidentit.

Ajo përsëriti punën që kishte ndërmarrë Presidenca me shtetet anëtare të NATO-s dhe të BE-se, duke potencuar se muajt e krizave po krijojnë vonesa në rrugëtimin evropian dhe në anëtarësimin e nevojshëm në NATO, ndaj duhen institucione të shpejta për të vazhduar këto procese jetike për vendin. /Telegrafi/

You Might Also Like

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim
Paradite me diell, pasdite reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore
Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti
BE-ja: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i zgjerimit
Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

You Might Also Like

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
TOP Momenti

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

June 30, 2026
Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu
TOP Momenti

Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu

June 30, 2026
Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini
TOP Momenti

Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini

June 30, 2026
OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
TOP Momenti

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?