By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: OEAK: Mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot dhe po frenon rritjen e bizneseve në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
OEAK: Mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot dhe po frenon rritjen e bizneseve në Kosovë
Lajme

OEAK: Mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot dhe po frenon rritjen e bizneseve në Kosovë

Momenti
Published: September 30, 2026

Mungesa e fuqisë punëtore dhe e shkathtësive të nevojshme po rrit kostot e bizneseve, po ul produktivitetin dhe po kufizon potencialin për rritje. Këto janë ndër të gjeturat kryesore të dy studimeve të publikuara nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: “Shkathtësitë e Fuqisë Punëtore dhe Nevojat e Bizneseve në Kosovë” dhe “Ndikimi Ekonomik nga Mungesa e Fuqisë Punëtore dhe Shkathtësive në Kosovë”, të realizuara në kuadër të Iniciativës për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, me mbështetjen e Qendrës për Ndërmarrje Private Ndërkombëtare (CIPE), që është pjesë e Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Studimet përfshijnë biznese të madhësive të ndryshme nga prodhimi, shërbimet financiare, TIK-u, tregtia, shërbimet profesionale, hoteleria dhe turizmi, shëndetësia dhe sektorë të tjerë. Të gjeturat tregojnë se 63.7% e bizneseve e konsiderojnë të vështirë ose shumë të vështirë rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar. Shkathtësitë teknike janë më të vështirat për t’u gjetur, ndërsa mungesa të theksuara evidentohen edhe në shitje, menaxhim, lidership, inxhinieri dhe shkathtësi digjitale. Pasojat reflektohen drejtpërdrejt në performancën e bizneseve: 50% raportojnë produktivitet të reduktuar, 33.3% kosto më të larta të punës dhe 21.6% investime të vonuara.

Në aspektin sektorial, prodhimi del ndër sektorët më të prekur. 87.5% e bizneseve prodhuese raportojnë vështirësi ose vështirësi të mëdha në rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht për profilet inxhinierike, teknike dhe të prodhimit, ndërsa 62.5% raportojnë ulje të produktivitetit si pasojë e mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Presion i lartë vërehet edhe në tregtinë me pakicë, ku 80% raportojnë vështirësi në rekrutim.

Përballë këtyre sfidave, sektori privat po investon konsiderueshëm në zhvillimin e fuqisë punëtore. 92.1% e bizneseve ofrojnë trajnime rregullisht ose herë pas here, ndërsa 84.4% investojnë deri në 20,000 euro në vit në trajnimin e punonjësve. Tek kompanitë me 250 ose më shumë punonjës, 71.5% investojnë mbi 20,000 euro në vit. Megjithatë, punëdhënësit e vlerësojnë përputhjen e shkathtësive të të diplomuarve me nevojat e biznesit mesatarisht vetëm 48.2 nga 100, duke evidentuar nevojën për lidhje më të fortë ndërmjet arsimit dhe tregut të punës.

Ndikimi financiar i mungesës së fuqisë punëtore evidentohet më tej në studimin e dytë të ndikimit ekonomik, ku 82% e bizneseve raportojnë mungesë stafi ose boshllëqe në shkathtësi. Këto mungesa sjellin shpenzime shtesë për rekrutim, punë jashtë orarit, punëtorë të përkohshëm dhe kontraktorë, si dhe për trajnim e aftësim. Në tregtinë me pakicë, disa kompani raportojnë mbi 20,000 euro shpenzime vjetore vetëm për punën jashtë orarit. Njëkohësisht, 73% e bizneseve vlerësojnë se qasja adekuate në punëtorë me shkathtësitë e duhura mund t’ua rriste prodhimin ose të hyrat për të paktën 6% gjatë 12 muajve të ardhshëm, ndërsa më shumë se një e treta vlerësojnë potencial për rritje mbi 10%.

Bazuar në këto të gjetura, mund të konkludohet se mungesa e fuqisë punëtore dhe e shkathtësive përbën jo vetëm sfidë të tregut të punës, por edhe kosto konkrete, produktivitet të humbur dhe potencial ekonomik të parealizuar. Investimet që bizneset tashmë bëjnë në zhvillimin e stafit nuk mund ta adresojnë të vetme mospërputhjen ndërmjet shkathtësive që ofron tregu dhe atyre që kërkon ekonomia.

Oda Ekonomike Amerikane rekomandon forcimin e arsimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave të tregut, zgjerimin e praktikave dhe mësimit në vendin e punës, përfshirjen e bizneseve në zhvillimin e kurrikulave dhe krijimin e stimulimeve për trajnim dhe aftësim.

“Gjithashtu, nevojitet përmirësimi i informacionit për tregun e punës dhe mekanizmave të rekrutimit, si dhe mbështetja e investimeve në teknologji që rrisin produktivitetin. Një bashkëpunim më i strukturuar ndërmjet sektorit privat, institucioneve arsimore dhe institucioneve publike është thelbësor që zhvillimi i fuqisë punëtore të trajtohet si prioritet i konkurrueshmërisë dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike”, thuhet në komunikatën e OEAK-ut.

The post OEAK: Mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot dhe po frenon rritjen e bizneseve në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Ambasadori amerikan kritikon ashpër nismën e BE-së për blerjen e armëve evropiane
Deliu-Kodra i bën thirrje Qeverisë: Silleni në Kuvend projektligjin për Specialen
Kurti e do sërish President Bekim Sejdiun që u tërhoq: Duhet ta respektojmë marrëveshjen
Storie suksesi – Partneriteti i Comoditas dhe UNICEF-it shpërndahet në rrjetin global të organizatës

LEXO GJITHASHTU

‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin
‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin
Lajme
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
TOP Momenti
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
TOP Momenti
Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Lajme
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Lajme

You Might Also Like

Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme

Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

September 30, 2026
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

September 30, 2026
‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet
Lajme

‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet

September 30, 2026
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Lajme

Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?