By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK
Lajme

Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK

Momenti
Published: August 6, 2026

Një shtetase e huaj është konfirmuar me malaria dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja ishte pranuar më 1 gusht në gjendje të rëndë, pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar. Gjatë vlerësimit epidemiologjik është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është endemike, çka ka çuar në ekzaminimin me analiza specifike dhe është konfirmuar diagnoza e malaries.  

Your browser does not support the video tag.

Gjendja aktuale e pacientes është e qëndrueshme.

“Menjëherë pas konfirmimit të diagnozës ka filluar trajtimi specifik antimalarik. Pacientja po trajtohet në Klinikën Infektive, nën përkujdesjen e infektologëve. Fillimisht, ajo ka nisur të komunikojë me vështirësi, ndërsa sot, më 5 gusht 2026, gjendja e saj është e qëndrueshme. Pacientja komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë po kthehen gradualisht në vlera normale”, njoftoi QKUK.

QKUK sqaron se malaria nuk transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. 

Raste të malaries janë raportuar edhe më parë në Kosovë. Sipas të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike, gjatë periudhës 2022–2025 janë raportuar tetë raste. Të gjitha rastet, të raportuara gjatë viteve 2022–2025, kanë qenë të importuara dhe janë diagnostikuar te persona që kishin udhëtuar në vende të kontinentit afrikan ose kishin ardhur prej tyre.

Deri më tani, në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

The post Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident mes katër automjeteve në Malishevë, vetura delë nga rruga dhe godet një zyrtar policor (Pamje)
Koci për arrestimet e kosovarëve nga Serbia: Shteti duhet me u marrë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë
Përgjigja nga Brukseli për Express/ BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
Mbretëri e Bashkuar: Hetim për vrasje pas vdekjes së një burri të kafshuar nga qeni
Arrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

LEXO GJITHASHTU

Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë
Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë
TOP Momenti
Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik
Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik
TOP Momenti
“Dëgjuam ulurima”, pushuesi polak rrëfen momentet e frikës në hotelin e përfshirë nga zjarri
“Dëgjuam ulurima”, pushuesi polak rrëfen momentet e frikës në hotelin e përfshirë nga zjarri
TOP Momenti
Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
TOP Momenti
Universitetet hapin dyert për studentët e rinj, më pak kuota, më shumë zgjedhje për maturantët
Universitetet hapin dyert për studentët e rinj, më pak kuota, më shumë zgjedhje për maturantët
TOP Momenti

You Might Also Like

Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze
Lajme

Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze

August 16, 2026
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek
Lajme

Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek

August 16, 2026
Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
Lajme

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

August 16, 2026
U fsheh për më shumë se 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet i dyshuari për të shtënat në Universitetin e Virxhinias
Lajme

U fsheh për më shumë se 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet i dyshuari për të shtënat në Universitetin e Virxhinias

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?