By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përgjigja nga Brukseli për Express/ BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përgjigja nga Brukseli për Express/ BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme

Përgjigja nga Brukseli për Express/ BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

Momenti
Published: August 16, 2026

Në fillim të kësaj jave, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, konfirmoi se ka nisur një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KFOR-i konfirmoi raportimet se Policia e Kosovës atë dite ishte parë të qëndronte në urë.

Your browser does not support the video tag.

Një zëdhënës i Bashkimit Europian i tha Gazetës Express se ishin të informuar nga NATO.

“Dislokimi i një misioni të NATO-s në Kosovë është çështje që vendoset nga NATO. Mund të konfirmojmë se BE-ja është informuar nga NATO”, tha një zëdhënës i BE-së.

Zëdhënësi ka rikujtuar pozicionin e BE-së në raportin e vitit 2025 për vendin, ku thuhej se ura duhet të hapet pas konsultimeve me “partnerët e sigurisë”.

Për BE-në, ky kusht është përmbushur pas njoftimit nga KFOR-i.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, thuhet në përgjigjen dërguar Gazetës Express.

Brukseli thekson se u informuan si duhet nga KFOR-i për tranzicionin e nisur.

“Si pjesë e mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është informuar në mënyrë të duhur nga KFOR-i për tranzicionin gradual të pranisë së tij të përhershme. Misioni do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të garantuar siguri të përshtatshme për të gjitha komunitetet në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit.

Ky proces, KFOR-i ka thënë se do të jetë “gradual” dhe se për këtë “po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë”.

“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e dislokimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Shefi i Mbrojtjes i Serbisë, gjenerali Mojsilovic, është informuar rregullisht gjithashtu. Gjeneralmajor Ulutas, Komandanti i misionit të KFOR-it, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë në Institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Gazetën Express të hënën.

Misioni i NATO-s në Kosovë tha se trupat e KFOR-it janë të pozicionuar mirë “për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant”.

Të hënën, KFOR-i njoftoi gjithashtu se ka nisur “integrimin e personelit të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it, në Manastirin e Deçanit”.

The post Përgjigja nga Brukseli për Express/ BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore, Pallati Mbretëror: Do të qëndrojë dy javë larg detyrave zyrtare
“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij
Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg

LEXO GJITHASHTU

Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin
Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin
TOP Momenti
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë
TOP Momenti
Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit
Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit
TOP Momenti
Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
TOP Momenti
Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona
Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona
TOP Momenti

You Might Also Like

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
Lajme

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit

August 17, 2026
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Lajme

Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg

August 17, 2026
“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën
Lajme

“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën

August 17, 2026
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?