By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Koci për arrestimet e kosovarëve nga Serbia: Shteti duhet me u marrë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Koci për arrestimet e kosovarëve nga Serbia: Shteti duhet me u marrë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë
Lajme

Koci për arrestimet e kosovarëve nga Serbia: Shteti duhet me u marrë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë

Momenti
Published: August 16, 2026

Avokati Arianit Koci ka kërkuar nga institucionet e Kosovës angazhim më të madh për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës të arrestuar në Serbi.

Koci ka thënë se, bazuar në rastet që ka përcjellë ndër vite, ka krijuar përshtypjen se arrestimet shtohen sa herë në Kosovë zbulohen varreza masive ose dalin prova të reja për krimet e forcave serbe.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, përmes këtyre rasteve tentohet të krijohet narrativa se krime kanë kryer të dyja palët.

“Përmes këtyre rasteve tentohet me u kriju narrativa se krime kanë kryer të dy palët. Prandaj, shteti duhet me u marrë shumë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook.

Koci ka deklaruar se autoritetet serbe kanë ushtruar presion ndaj tij dhe se tri herë është ndaluar edhe gjatë udhëtimit me veturë diplomatike, në praninë e shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd.

Tutje, Koci ka thënë se Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka ofruar pa pagesë ndihmën e tij për koordinimin e mbrojtjes juridike të të arrestuarve, por pretendon se ka hasur në neglizhencë dhe mungesë koordinimi.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat publike të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Dačiq, ndaj personave të arrestuar, duke thënë se ato cenojnë prezumimin e pafajësisë. Koci ka kërkuar që institucionet e Kosovës të tregojnë të njëjtën ndjeshmëri për qytetarët e arrestuar në Serbi sikurse për qytetarët e lënduar në raste të tjera jashtë vendit.

Në deklaratën e tij, ai ka veçuar shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin, për të cilin tha se po bën punë të madhe me mundësi të kufizuara, ndërsa ka theksuar nevojën për forcimin e kësaj zyre diplomatike. /Gazeta Express

The post Koci për arrestimet e kosovarëve nga Serbia: Shteti duhet me u marrë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Belgjika përballet me një nga zjarret më të mëdha në historinë e saj, kërkon ndihmë ajrore nga Evropa
Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë, dërgohet në spital për shërim
Aksident mes katër automjeteve në Malishevë, vetura delë nga rruga dhe godet një zyrtar policor (Pamje)
Përgjigja nga Brukseli për Express/ BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
Mbretëri e Bashkuar: Hetim për vrasje pas vdekjes së një burri të kafshuar nga qeni

LEXO GJITHASHTU

Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë
Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë
TOP Momenti
Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik
Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik
TOP Momenti
“Dëgjuam ulurima”, pushuesi polak rrëfen momentet e frikës në hotelin e përfshirë nga zjarri
“Dëgjuam ulurima”, pushuesi polak rrëfen momentet e frikës në hotelin e përfshirë nga zjarri
TOP Momenti
Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
TOP Momenti
Universitetet hapin dyert për studentët e rinj, më pak kuota, më shumë zgjedhje për maturantët
Universitetet hapin dyert për studentët e rinj, më pak kuota, më shumë zgjedhje për maturantët
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023
Lajme

Arrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

August 16, 2026
Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze
Lajme

Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze

August 16, 2026
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek
Lajme

Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek

August 16, 2026
Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
Lajme

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?