By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?
Lajme

Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?

Momenti
Published: August 25, 2026

​Ndërsa ndryshimet klimatike po shtyjnë drejt veriut të Evropës rriqrat që bartin Ethet Hemorragjike Krim-Kongo, revista prestigjioze shkencore vë në pah përvojën e Kosovës në zbulimin e virusit në natyrë përpara se ai të godasë njerëzit

​Rritja e temperaturave globale dhe dimrat e butë po krijojnë kushte ideale për përhapjen e viruseve vdekjeprurëse nëpër Evropë. Megjithatë, përballë këtij kërcënimi të ri shëndetësor, sistemi i mbikëqyrjes dhe përvoja e ndërtuar në Kosovë po shërbejnë si udhërrëfyes për kontinentin.

Your browser does not support the video tag.

​Në një artikull të publikuar nga revista prestigjioze Science, siç raporton Insajderi, me autor gazetarin shkencor Richard Stone, ngrihet alarmi për zgjerimin gjeografik të Etheve Hemorragjike Krim-Kongo (CCHF) — një sëmundje me shkallë të lartë vdekshmërie që bartet kryesisht nga rriqrat e llojit Hyalomma.

Artikullin mund ta lexoni KËTU

​Dokumentimi shkencor tregon se ndërsa shumë shtete evropiane po përballen për herë të parë me këtë rrezik, modeli i zbatuar në Kosovë ofron një zgjidhje praktike se si të parandalohen shpërthimet epidemike.

 Zbulimi i virusit të “fshehur” në natyrë

​Kosova ka një historik të gjatë me zonat endemike të etheve hemorragjike (si Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina). Por në vend që të mbështetet vetëm te trajtimi i pacientëve në spitale, vendi ka zhvilluar një sistem mbikëqyrjeje proaktive:

​Testimi i rriqrave në teren: Marrja e mostrave në natyrë për të identifikuar nëse rriqrat janë bartëse të virusit përpara se të pickojnë njerëzit.

 Gjurmimi i antitrupave te bagëtitë për të kuptuar nëse virusi po qarkullon në një zonë të caktuar.

Spërkatja e fokusuar e zonave me risk të lartë dhe edukimi i drejtpërdrejtë i fermerëve dhe banorëve lokalë.

​Sipas ekspertëve të cituar nga Science, kjo qasje u mundëson institucioneve shëndetësore të reagojnë përpara se të shfaqen rastet e para te njerëzit — një model që tashmë po rekomandohet për vendet e tjera evropiane.

​Kujdes i shtuar gjatë sezoneve të nxehta.

​Për lexuesit në Kosovë, ky raportim vjen si një rikujtesë se ndryshimet klimatike po e pikasin dhe po e zgjasin sezonin e aktivitetit të rriqrave.

Ekspertët e shëndetit publik vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes gjatë punëve në bujqësi, qëndrimit në natyrë dhe kontaktit me kafshët, si dhe për kërkim të menjëhershëm të ndihmës mjekësore në rast pickimi. /Insajderi

The post Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Newsmax: Irani dyshohet se planifikoi vrasjen e djalit të Netanyahut në Florida
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca: Nuk ndihem fajtor
Zviceranët do të votojnë nëse do ta forcojnë neutralitetin e t’i japin fund bashkëpunimit me NATO-n në kohë paqeje
“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve
331 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 25 persona u lënduan në aksidente trafiku

LEXO GJITHASHTU

Viti i ri shkollor në Maqedoni do të fillojë me 300 paralele më pak
Viti i ri shkollor në Maqedoni do të fillojë me 300 paralele më pak
TOP Momenti
Një person në Obiliq sulmohet fizikisht nga dy djemtë e mitur
Një person në Obiliq sulmohet fizikisht nga dy djemtë e mitur
TOP Momenti
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin
Lajme
Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie
Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie
TOP Momenti
“Nuk mundesh të shkosh në Kuvend si deputet e mandej si ministër në detyrë”, Tahiri dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
“Nuk mundesh të shkosh në Kuvend si deputet e mandej si ministër në detyrë”, Tahiri dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
TOP Momenti

You Might Also Like

Konjufca paraqitet në Gjykatë, nis rigjykimi për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Lajme

Konjufca paraqitet në Gjykatë, nis rigjykimi për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

August 26, 2026
Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë
Lajme

Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë

August 26, 2026
Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti
Lajme

Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti

August 26, 2026
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Lajme

Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?