By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Tetova pjesë e “Somebody Feed Phil” në Netflix – Adnan Akiki tregon suksesin me restorantin e tij të byrekut në Split të Kroacisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Tetova pjesë e “Somebody Feed Phil” në Netflix – Adnan Akiki tregon suksesin me restorantin e tij të byrekut në Split të Kroacisë
TOP Momenti

Nga Tetova pjesë e “Somebody Feed Phil” në Netflix – Adnan Akiki tregon suksesin me restorantin e tij të byrekut në Split të Kroacisë

Momenti
Published: June 1, 2026

Gastronomi Adnan Akiki nga Zherovjani i Tetovës, i cili u bë pjesë e një dokumentari në Netflix për përgatitjen e burekut, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo Në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për historinë e tij, si dhe punën që ai e bënë në Split të Kroacisë.

Akiki është bërë pjesë e dokumentarit “Somebody Feed Phill”, nga regjisori Phill Rosenthal i cili realizoi emisione me restorantet më të mira nëpër vende të ndryshme.

Your browser does not support the video tag.

Adnan Akiki tha se Netflix fillimisht ka realizuar anketa dhe restoranti i tij është zgjedhur ndër më të mirët në Split të Kroacisë.

Your browser does not support the video tag.

“Produksioni bëri anketë për kërkimin e lokaleve në Split që merren me ushqime dhe janë më të kërkuarat. I tregova djalit dhe ai më tregoi për vlerën që ka Netflix. Dokumentari është incizuar për tre ditë. Puna është shtuar për 100%. Dhe për herë të parë bureku është bërë brend botëror, si sendviçat, pizzat. Falënderoj artistin Phil Rosenthal”.

“Pas dokumentarit në Netflix klientët janë nga të gjitha shtetet e botës. Kur vijnë klientët na thonë a ka qenë Fili në këtë lokal dhe marrin nga 2-3 burekë. Sot e kësaj dite jemi në top-ushqimet botërore. Unë jam gjenerata e katërt. Jemi 10 të punësuar. Djali im me 2 djemtë e vllaut, i kemi edhe nuset e djemve”, tha Adnan Akiki.

Sa i përket jetesës në Maqedoni dhe Kroaci, ai tha se vendlindja gjithmonë është më e mirë.

“Qyteti i Splitit është shumë i bukur, por vendlindja gjithmonë më tërheq. Këtë vit e bëmë 40-vjetorin e maturës dhe u kënaqa”.

“Kam lindur në Zherovjan. Gjimnazin dy vjet në Bogovinë dy vjet në Tetovë. Pas gjimnazit, shkova në ushtri dhe pas ushtrisë u regjistrova në Prishtinë. Tre muaj shkuan mirë, por në atë kohë në Kosovë nisën trazirat, ora policore, dhe kjo më detyroi të bashkohem me prindërit dhe të punojmë në biznesin familjar”, tha gastronomi Akiki.

I kërkuam që të jep edhe një mesazh për të rinjtë, ndërsa u sugjeroi që gjithmonë të kenë besim për punën që bëjnë.

“Besimi nuk duhet të humbet, çfarë do pune të bësh. Atë që e ke qëllim duhet të kesh besim. Duhet të punojnë me sakrificë dhe drejtësi”, tha Akiki./Telegrafi/

You Might Also Like

Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Imazhet satelitore tregojnë dëme në aeroportin kryesor të Venezuelës
Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

You Might Also Like

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

June 27, 2026
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
TOP Momenti

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

June 27, 2026
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
TOP Momenti

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

June 27, 2026
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
TOP Momenti

UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?