By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
TOP Momenti

UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Momenti
Published: June 27, 2026




Foto: Laura Hasani





Universiteti i Prishtinës do të hapë të hënën konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027. Mbi 5 mijë e 600 vende studimi do të jenë në dispozicion në nivelin baçelor, ndërsa universiteti ka paralajmëruar edhe masa të reja për përfshirjen e studentëve nga diaspora.

Your browser does not support the video tag.


Nga e hëna, më 29 qershor, Universiteti i Prishtinës do të hapë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/2027. Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në Kosovë do të ofrojë mbi pesë mijë vende studimi në dhjetëra programe akademike. Sipas udhëheqjes së universitetit, oferta akademike e këtij viti është përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe standardet më të reja të cilësisë në arsimin e lartë.


“Në këtë nivel të studimeve do të pranojmë 5663 student në një ofertë të madhe të programeve të lloj-llojshme në të tria nivelet. UP ofron 146 programe nga të gjitha fushat, nga të gjitha profilet, janë programe të gjitha të rishikuara dhe të riakredituara në bazë të standardeve të reja të Agjencionit të Akreditimit e poashtu edhe në bazë të analizës së tregut të punës. Disa prej tyre shkojnë këtë vit në  akreditim dhe riakredimit programe tjera sipas gjetejev që i kemi pasur prej disa analizave dhe  kështu plotësohet nevoja e të rinjëve sipas afiniteteve të lloj llojshme që ata vijnë por edhe nevoja e tregut të punës në Kosovë”, tha Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore


Një nga risitë e këtij viti është rezervimi i katër për qind të vendeve të studimit për kategori të veçanta të aplikuesve nga jashtë Kosovës. Kuotat do të përfshijnë diasporën shqiptare, arbëreshët e Italisë,  arbneshët e Zarës dhe shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë jashtë vendit.


“Këto programe, konkursin që do ta hapim, parashihet që do të ndahen edhe disa kuota të veçanta të studentëve të cilët nuk ka qenë si praktikë në të kaluarën, por për herë të parë kemi ndarë 4 përqind të totalit të numrit të studentëve që pranojmë, të ndahet për arbëreshët e Italisë 1 përqind dhe ata të Zarës, për shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Shqipëri dhe për mërgatën tonë kudo që jetojnë nëpër botë 2 përqind prej tyre. Konkretisht me numra 112 kandidatë do të pranohen nga mërgata në programe të ndryshme, 62 prej tyre do të jenë nga Turqia 64 nga Arbëreshët e Zarës dhe së Italisë”, tha Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore


Ndërkohë, në nivelin Master universiteti planifikon të regjistrojë rreth 2 mijë e 600 studentë. Sipas zyrtarëve, në disa programe kuotat janë zvogëluar për të rritur cilësinë e mësimdhënies, punës praktike dhe hulumtimit shkencor.


“Në programet master do të regjistrojmë diku rreth 2600 studentë. Të gjitha programet poashtu janë të rishikuara, të riakredituara. Kemi kërkuar kuotat më të vogla në nivelet master për shkak të rritjes së cilësisë së të nxënit edhe mësimdhënie, në grupe më të vogëla të punës praktike dhe hulumtimeve dhe shkencore dhe menaxhimit më të mirë por edhe standardit të cilësisë ku raporti midis numrit të profesorëve edhe studentëve ëhstë ulur ndjeshëm si kërkesë e jona por edhe standardeve evropiane për cilësinë në arsimin e lartë. Tani në përgjithësi kemi një raport shumë të kënaqshëm që krahasohet me të gjitha universitetet cilësore në botë, 1 me 23, do të thotë në të kaluarën një profesor ka qenë me 100 student i ngarkuar që ka qenë numër i jashtëzakonshëm që një profesor mundet me e bartë për të qenë edhe cilësor në mësimdhënie kurse tani kjo kuotë ka ndryshuar dhe raporti është 1 me 23”, Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore


 Universiteti i Prishtinës vazhdon të ofrojë studime pa pagesë për studentët, ndërsa ata me rezultate të larta akademike mbështeten përmes programeve të bursave.


source

You Might Also Like

Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit
E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre shtetas shqiptarë
139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes
Nga Kosova në Zvicër, SPEEEX hyn në një kapitull të ri të zgjerimit
Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

LEXO GJITHASHTU

‘‘Risi të mëdha në grafika dhe përmasa’’, ‘‘Trailerat me qindramiliona shikime’’ –  Çfarë dimë pas prezantimit të madh të GTA 6
‘‘Risi të mëdha në grafika dhe përmasa’’, ‘‘Trailerat me qindramiliona shikime’’ –  Çfarë dimë pas prezantimit të madh të GTA 6
Lajme
Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së
Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së
Lajme
A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
Lajme
Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
Lajme
Analisti i sigurisë, Avni Islami: Serbia synon përçarjen fetare, por nuk do të arrijë ta destabilizojë Kosovën
Analisti i sigurisë, Avni Islami: Serbia synon përçarjen fetare, por nuk do të arrijë ta destabilizojë Kosovën
TOP Momenti

You Might Also Like

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror
TOP Momenti

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror

August 28, 2026
Amerikanët në Kuvend, analistët komentojnë rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike
TOP Momenti

Amerikanët në Kuvend, analistët komentojnë rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike

August 28, 2026
Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
TOP Momenti

Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

August 28, 2026
MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore
TOP Momenti

MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?