By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
TOP Momenti

​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia

Momenti
Published: June 27, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se ushtria serbe është arsyeja pse askush nuk guxon ta sulmojë vendin që e udhëheq, derisa ka shtuar se nesër me rastin e Betejës së Kosovës, siç e quajnë serbët “Vidovdan”, do ta demonstrojnë forcën e tyre. E, përveç kërcënimit me ushtri, ai foli sërish për orientimin e Serbisë kah Rusia dhe Kina.

Gjatë një fjalimi të mbajtur para mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), duke paralajmëruar demonstrimin e forcës së ushtrisë serbe, Vuçiq tha se Serbia nuk ka pse të përmbush cdo kërkesë, duke shtuar se “nuk e kanë bërë kurrë”.

Your browser does not support the video tag.

“Nesër është Vidovdani, shikoni forcën e ushtrisë suaj, do të shihni pse askush nuk do të jetë në gjendje ta sulmojë Serbinë. Ne nuk kemi pse të përmbushim çdo kërkesë dhe nuk e kemi bërë kurrë. Serbia merr vendime në mënyrë të pavarur. Por e gjithë kjo është mirë, kur jemi në rrugën evropiane. Por se a do t’i prishim miqësitë, si me Kinën, Rusinë – jo, nuk do ta bëjmë këtë. Nuk i hedhim miqtë tanë kur është e vështirë. Ne i vlerësojmë ato miqësi”, tha ai.

Vuçiq thotë se do të japë dorëheqje brenda pak javësh nga posti i presidentit – flet edhe për Kosovën

Ani se foli kështu, siç edhe bën zakonisht, duke u munduar të “ulet” në dy karrige, pretendoi se megjithatë, Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit evropian.

Your browser does not support the video tag.

“Dhe a do të nxitojmë në rrugën evropiane, po, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”, tha Vuçiq. /kp/

You Might Also Like

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
Imazhet satelitore tregojnë dëme në aeroportin kryesor të Venezuelës
Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

You Might Also Like

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

June 27, 2026
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
TOP Momenti

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

June 27, 2026
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
TOP Momenti

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

June 27, 2026
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
TOP Momenti

UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?