Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora
Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare ka nis sot një takim biznesor dhe networking në Lucernë, duke bashkuar bizneset shqiptare nga Zvicra dhe diaspora.
Takimi synon të krijojë mundësi për njohje, rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash, si dhe për të diskutuar mundësi bashkëpunimi konkret ndërmjet bizneseve dhe profesionistëve shqiptarë që veprojnë në tregun zviceran dhe më gjerë.
Po ashtu përmes takimeve direkte B2B dhe prezantimeve të bizneseve pjesëmarrëse, eventi do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja brenda komunitetit shqiptar të biznesit.
Panairi dhe networking-u do t’u japin pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të takojnë partnerë potencialë dhe të ndërtojnë bashkëpunime afatgjata.
Në këtë ngjarje, Telegrafi.com në partneritet me Plan B Creative do të jetë partner medial dhe do të jetë i pranishëm për të informuar publikun për zhvillimet kryesore. Përmes mbulimit medial dhe hapësirave promovuese, Telegrafi do t’u ofrojë bizneseve pjesëmarrëse mundësi shtesë për prezantim para audiencës shqiptare në Zvicër, diasporë dhe më gjerë.
Programi nis në orën 10:00 me networking, takime biznesore dhe prezantime të kompanive pjesëmarrëse, ndërsa në mbrëmje, nga ora 19:00, do të mbahet darka solemne, e cila do të shërbejë si vazhdim i takimeve në një format më të afërt dhe më të hapur për bashkëbisedim.
Pjesëmarrja është e hapur në disa forma, nga vizitorët falas deri te bizneset prezantuese dhe sponsorët, të cilët do të kenë mundësi për dukshmëri më të madhe gjatë ngjarjes. /Telegrafi/

