By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt
TOP Momenti

“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

Momenti
Published: August 10, 2026

Largimi i banerit në mbështetje të Ukrainës nga qendra e Prishtinës, pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi dhe deklaratës së tij për Kosovën, ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase shkruan Telegrafi.

Për këtë zhvillim kanë raportuar ndër të tjera The Kyiv Independent, The New Voice of Ukraine (NV), Ukrainska Pravda, European Pravda, Hromadske, Babel etj.

The Kyiv Independent e ka titulluar raportimin e saj “Kosova duhet të respektohet”, duke shkruar se vizita e parë zyrtare e Zelenskyt në Serbi shkaktoi reagime në Kosovë pasi presidenti ukrainas rikonfirmoi se Kievi nuk e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Media thekson se kjo ndodhi pavarësisht mbështetjes që Kosova i ka dhënë Kievit gjatë luftës kundër Rusisë.

Gjatë vizitës në Beograd, Zelensky u pyet nëse Serbia mund të vazhdonte të llogariste në qëndrimin e Ukrainës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti ukrainas tha se politika e Kievit nuk kishte ndryshuar dhe iu referua respektimit të integritetit territorial dhe të drejtës ndërkombëtare. Këtë pjesë të deklaratës së Zelenskyt e kanë transmetuar gjerësisht edhe “European Pravda” dhe “Ukrainska Pravda”, transmeton Telegrafi.

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes

Pas kësaj deklarate, në Kosovë kishte reagime të shumta dhe nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës u largua baneri i madh në mbështetje të Ukrainës.

“The New Voice of Ukraine” sjell një detaj domethënës, duke theksuar se baneri me mbishkrimin “Free Ukraine” kishte qëndruar në qendër të Prishtinës që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi pamjet e largimit të tij dhe deklaroi se “shteti i Kosovës duhet të respektohet”.

“Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti Prishtina përgjigjet”, ishte mesazhi i tij, i transmetuar nga disa prej mediave kryesore ukrainase.

Rama theksoi njëkohësisht se solidariteti me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe përndjekje do të vazhdojë, por shtoi se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

Hromadske e ka vënë pikërisht këtë pjesë në qendër të raportimit, duke cituar Ramën se asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.

Kjo media sjell edhe një detaj tjetër për raportet Kosovë-Ukrainë: në gusht të vitit 2022 në Verkhovna Rada ishte paraqitur një projekt-rezolutë që parashihte njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, por dokumenti nuk është shqyrtuar nga parlamenti ukrainas.

Ndërkohë, media ukrainase Babel, krahas reagimit të Ramës, ka rikujtuar edhe mbështetjen konkrete të Kosovës për Ukrainën. Ajo shkruan se Kosova i ka dërguar Ukrainës municion për mortaja, kamionë dhe automjete të blinduara.

Babel sjell gjithashtu kontekstin e luftës së viteve 1998-1999, represionin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s më 1999, para shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Për zhvillimin kanë raportuar edhe TSN, 24 Kanal dhe Espreso, me 24 Kanal që e përshkruan largimin e flamurit si një “hap demonstrativ në Prishtinë” pas vizitës së Zelenskyt në Serbi, ndërsa Espreso thekson thirrjen nga Prishtina për respektimin e shtetësisë së Kosovës.

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd

The Kyiv Independent ka raportuar edhe për reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e ka quajtur deklaratën e Zelenskyt “thellësisht zhgënjyese”, duke përmendur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.

Në tërësi, raportimet tregojnë se reagimi nga Prishtina nuk ka kaluar pa u vërejtur në Ukrainë, ndërsa disa prej mediave ukrainase e kanë vendosur çështjen edhe në kontekstin e mbështetjes politike dhe materiale që Kosova i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në dy ahengje familjare në Podujevë, konfiskohen TT dhe AK-47
Zjarri në hotelin në Vlorë, mjeku tregon gjendjen e të plagosurve: Një paciente me djegie në 100% të trupit
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person
Aksident me fatalitet në Malishevë, humb jetën një këmbësor
Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti

LEXO GJITHASHTU

Aksident trafiku me fatalitet në Mleqan të Malishevës
Aksident trafiku me fatalitet në Mleqan të Malishevës
Lajme
Klinë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është kanosur nga vjehrra
Klinë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është kanosur nga vjehrra
Lajme
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
Lajme
Mëngjes i ngarkuar në kufi, pritje dhe kolona në disa pika
Mëngjes i ngarkuar në kufi, pritje dhe kolona në disa pika
TOP Momenti
Përfshihet nga flakët një hotel në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital
Përfshihet nga flakët një hotel në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital
TOP Momenti

You Might Also Like

E diel me diell dhe temperatura të larta deri në 33 gradë
TOP Momenti

E diel me diell dhe temperatura të larta deri në 33 gradë

August 16, 2026
Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
TOP Momenti

Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë

August 16, 2026
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
TOP Momenti

Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve

August 16, 2026
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?