Dy raste të përdorimit të armëve të zjarrit janë raportuar mbrëmjen e 15 gushtit në Podujevë, në kuadër të ahengjeve familjare.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Bajram Metolli”, ku policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Në cilësi të provës është konfiskuar një armë TT me shtatë fishekë, e cila, sipas policisë, ishte me leje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rreth orës 19:59, në fshatin Obranqë, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia ka konfiskuar një armë AK-47 dhe tri gëzhoja. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Të dyja rastet po trajtohen nga organet kompetente. /Telegrafi/

