By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Haiti në Venezuelë, këto ishin tërmetet më shkatërruese në dekadat e fundit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Haiti në Venezuelë, këto ishin tërmetet më shkatërruese në dekadat e fundit
Lajme

Nga Haiti në Venezuelë, këto ishin tërmetet më shkatërruese në dekadat e fundit

Momenti
Published: August 11, 2026

Kolumbia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë. Tërmeti u regjistrua në orën 7:34 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 82 kilometrash dhe u ndje në rajone të shumta të Kolumbisë: Bogotá, Cali, Manizales dhe Armeni. Presidenti kolumbian Abelardo de la Espriella shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ky tërmet i fuqishëm, është i fundit i një liste të gjatë, nga Haiti në Indonezi numri i dridhjeve që kanë mbjellë vdekje dhe shkatërrim vitet e fundit është e gjatë. Dhe Amerika Latine po goditet përsëri pas lwkundjeve të dhunshme që goditën Venezuelën më 24 qershor. Ja një vështrim mbi tërmetet më shkatërruese në dekadat e fundit.

Haiti, 12 janar 2010

Your browser does not support the video tag.

Haiti u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0, me epiqendër pranë kryeqytetit Port-au-Prince. Goditja, e cila ndodhi në një thellësi prej afërsisht 13 km, shkaktoi shembjen e shtëpive, spitaleve, shkollave dhe ndërtesave qeveritare. Tërmeti shkaktoi midis 250,000 dhe 300,000 vdekje, mbi 300,000 të plagosur dhe la më shumë se një milion njerëz pa strehë, duke prekur një total prej mbi 3 milionë banorësh. Për shkak të varfërisë së vendit dhe ashpërsisë së dëmeve, përpjekjet e ndihmës ishin jashtëzakonisht të vështira.

Indonezi, 26 dhjetor 2004

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9.1–9.3 ballë goditi Oqeanin Indian, me epiqendër pranë brigjeve të Banda Aceh, në bregun veriperëndimor të Sumatrës, Indonezi. Tërmeti zgjati afërsisht 8 minuta. Tërmeti shkaktoi një cunami masiv që goditi brigjet e 14 vendeve, përfshirë Indonezinë, Sri Lankën, Indinë dhe Tajlandën. U konfirmuan të vdekur afërsisht 230,000 njerëz, afërsisht 500,000 u plagosën dhe miliona mbetën pa strehë. Valët e cunamit arritën lartësinë mbi 30 metra në disa vende.

Kinë, 12 maj 2008

Më 12 maj 2008, një tërmet i fortë me magnitudë 7.9 goditi Provincën Sichuan në Kinën jugperëndimore. Epiqendra ishte e vendosur në Qarkun Wenchuan, rreth 90 km në veriperëndim të Chengdu-së, në një thellësi prej afërsisht 19 km. Tërmeti shkaktoi afërsisht 69,000 vdekje të konfirmuara, mbi 374,000 të plagosur dhe gati 18,000 të zhdukur. Miliona njerëz humbën shtëpitë e tyre dhe zona të gjera u shkatërruan nga shembja e ndërtesave dhe infrastrukturës. Tërmeti shkaktoi mbi 200,000 rrëshqitje toke dhe formimin e qindra të ashtuquajturve “liqene sizmikë”.

Pakistan, 8 tetor 2005

Rajoni i Kashmirit në Pakistanin verior u godit nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.6 . Epiqendra ishte e vendosur pranë qytetit Muzaffarabad, rreth 90 km në verilindje të Islamabadit, dhe tërmeti preku edhe Indinë dhe Afganistanin. Tërmeti shkaktoi afërsisht 80,000 vdekje (vlerësimet variojnë midis 74,000 dhe 88,000) dhe afërsisht 138,000 të plagosur. Mbi 3 milionë njerëz mbetën pa strehë për shkak të shkatërrimit të fshatrave dhe infrastrukturës së tërë.

Turqi/Siri, 6 shkurt 2023

Dy dridhje shumë të forta goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. I pari kishte një magnitudë prej 7.8 ballë dhe epiqendra e tij ndodhej pranë Gaziantepit, në Turqinë juglindore. Një dridhje e dytë me magnitudë 7.5 ballë ndodhi disa orë më vonë. Numri përfundimtar i viktimave ishte afërsisht 60,000, mbi 121,000 të plagosur dhe më shumë se 5 milionë të zhvendosur. Tërmeti u ndje në disa vende të Lindjes së Mesme dhe shkaktoi mijëra lëkundje pasuese.

Japoni, 11 Mars 2011

Më 11 mars 2011, Japonia u godit nga një tërmet me magnitudë 9.1, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në vend. Epiqendra ishte në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të rajonit Tōhoku, pranë qytetit të Sendai. Tërmeti shkaktoi afërsisht 20,000 të vdekur ose të zhdukur, dhe mbi 6,000 të plagosur. Menjëherë pas goditjes, një cunami masiv goditi bregun verilindor të Japonisë, duke shkatërruar qytete, porte dhe infrastrukturë. Cunami arriti lartësi deri në 40 metra dhe shkaktoi aksidentin bërthamor të Fukushimës, një nga më të këqijtë në histori.

Nepal, 25 prill 2015

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8  ishte e vendosur pranë Lamjung/Gorkha, rreth 80 km në veriperëndim të kryeqytetit Katmandu, në një thellësi prej rreth 15 km . Tërmeti vrau afërsisht 8,700 njerëz dhe plagosi gati 19,000 të tjerë, duke lënë afërsisht 3.5 milionë njerëz pa strehë. Goditja shkaktoi një ortek masiv në malin Everest, duke vrarë dhjetëra njerëz në kampin bazë.

Venezuela, 24 qershor 2026

Tërmeti i fundit në Venezuelë është një nga më shkatërruesit e viteve të fundit. Dy dridhje të fuqishme, më e forta me magnitudë 7.5, e gjunjëzuan vendin, duke shkaktuar shembjen e qindra ndërtesave, përfshirë edhe në Karakas. Numri i të vdekurve vlerësohet të jetë mbi 6,000. Epiqendra ishte e vendosur në veri të vendit, pranë qytetit Yumare, në shtetin Yaracuy. Ishte gjithashtu tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Venezuelë që nga viti 1900.

Java, 27 maj 2006

Më 27 maj 2006, një tërmet me magnitudë 6.2-6.3 ballë goditi ishullin Java, Indonezi. Epiqendra ishte e vendosur pranë Yogyakarta, rreth 25 km në jugperëndim të qytetit, një nga zonat më të dendura të populluara në vend. Tërmeti vrau afërsisht 5,700 njerëz dhe plagosi mbi 36,000, duke lënë afërsisht 200,000 njerëz pa strehë. Tërmeti ndodhi ndërsa vullkani Merapi aty pranë ishte tashmë në aktivitet intensiv. Pas goditjes, u regjistrua një rritje e aktivitetit vullkanik, duke ushqyer frikën e një shpërthimi të afërt.

The post Nga Haiti në Venezuelë, këto ishin tërmetet më shkatërruese në dekadat e fundit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deda: Vendi në situatën më të rëndë që nga viti 1999
Temperatura përvëluese deri në 41 gradë në Shqipëri, parashikimi i motit për sot
Diell dhe nxehtë, parashikimi i motit sot në Kosovë
Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash
Detajet e ditëve të fundit të jetës së Maradonës zbulohen në gjyq

LEXO GJITHASHTU

​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti
Më shumë se 16,000 civilë ukrainas mbeten të bllokuar në Rusi
Më shumë se 16,000 civilë ukrainas mbeten të bllokuar në Rusi
Lajme
Trump konfirmon shkëmbimin sekret të aeroplanëve në Turqi për shkak të kërcënimit nga Irani
Trump konfirmon shkëmbimin sekret të aeroplanëve në Turqi për shkak të kërcënimit nga Irani
Lajme
Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje
Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje
Lajme
Cyrihu voton për rregullat mbi vetëvrasjen e asistuar në azile dhe spitale
Cyrihu voton për rregullat mbi vetëvrasjen e asistuar në azile dhe spitale
Lajme

You Might Also Like

Ideja e Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?
Lajme

Ideja e Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?

August 12, 2026
Tahiri: Objektivi i Kurtit është të ketë zgjedhje të reja më 27 dhjetor
Lajme

Tahiri: Objektivi i Kurtit është të ketë zgjedhje të reja më 27 dhjetor

August 12, 2026
Gruda: Time Kadriaj ia bëri mirë Kurtit ta provojë edhe ai njëherë atë sjellje
Lajme

Gruda: Time Kadriaj ia bëri mirë Kurtit ta provojë edhe ai njëherë atë sjellje

August 12, 2026
PDK njoftoi se sot do të jetë në Kuvend: Deputetët kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

PDK njoftoi se sot do të jetë në Kuvend: Deputetët kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?