Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në ”Click” të RTV21 ka komentuar përplasjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
Gruda tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në të kaluarën kishte përdorur gaz lotsjellës në
Ai e vlerësoi veprimin e deputetes së PDK-së, Time Kadriaj, duke thënë se Kurti tash e ka përjetuar vetë një situatë të ngjashme.
“Albin Kurti, me pak deputetë, ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Ka thënë se nuk ka rëndësi numri, por kauza e drejtë. Mirë ia ka bërë Time Kadriaj ta provojë edhe Kurti njëherë se si është me u sjellë ashtu. Ne nuk mendojmë se përdorim metoda të njëjta, unë se bëj atë të paktën, por Time Kadriaj mirë ia ka bërë ta provojë Kurti njëherë se si është me u sjellë ashtu”, tha Gruda.
The post Gruda: Time Kadriaj ia bëri mirë Kurtit ta provojë edhe ai njëherë atë sjellje appeared first on Gazeta Express.

