By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimoviq pranë transferimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimoviq pranë transferimit
TOP Momenti

Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimoviq pranë transferimit

Momenti
Published: August 31, 2026







Sport
August 31, 2026 – 13:08


Your browser does not support the video tag.

Augsburgu ka arritur marrëveshjen me Bayern Munich për transferimin në formë huazimi të Arijon Ibrahimoviqit, me klubin bavarez që i ka dhënë dritën jeshile largimit të talentit të tij.


Sipas informacioneve ekskluzive të Fabrizio Romano, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim që përfshin edhe një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh.


Nëse Augsburg vendos ta aktivizojë këtë klauzolë në fund të periudhës së huazimit, Ibrahimovic do të bëhej përfundimisht lojtar i klubit të Bundesligës.


Marrëveshja është arritur gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa Ibrahimoviq ka qenë objektivi kryesor i Augsburgut për këtë afat kalimtar.


Klubi gjerman e ka parë 20-vjeçarin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe ka lëvizur shpejt për të siguruar shërbimet e tij.


Një tjetër tregues se transferimi është pranë zyrtarizimit është fakti se testet mjekësore të Ibrahimoviqit janë planifikuar për më vonë gjatë ditës së sotme. Nëse gjithçka shkon sipas planit, lojtari pritet të firmosë dokumentet dhe të kompletojë kalimin te Augsburgu.


Ibrahimoviqi, i cili është pjesë e strukturave të Bayern Munichut, është konsideruar prej vitesh një prej talenteve interesantë të futbollit gjerman.


Huazimi tek Augsburgu pritet t’i ofrojë atij më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në futbollin e nivelit të lartë, duke i dhënë mundësinë të zhvillohet më tej në Bundesligë.


Për Bayernin, marrëveshja përfaqëson një mundësi për ta lejuar Ibrahimovicin të fitojë eksperiencë të rëndësishme jashtë klubit, ndërsa opsioni i blerjes prej 8 milionë eurosh i jep Augsburgut mundësinë për ta mbajtur përfundimisht lojtarin nëse paraqitjet e tij bindin gjatë sezonit.


Transferimi pritet të marrë formë zyrtare pas përfundimit të testeve mjekësore dhe procedurave të fundit administrative. 





source

You Might Also Like

Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
Qytetarët e Gostivarit nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin gusht
Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet
Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë
Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja

LEXO GJITHASHTU

Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë votat Kurti e Abdixhiku për Bekim Sejdiun President?
Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë votat Kurti e Abdixhiku për Bekim Sejdiun President?
Lajme
SHBA e Irani shkëmbejnë sulme, duke shënuar përshkallëzimin e parë të madh ushtarak pas një muaji
SHBA e Irani shkëmbejnë sulme, duke shënuar përshkallëzimin e parë të madh ushtarak pas një muaji
Lajme
Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj
Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj
TOP Momenti
3 miliardë euro për mbrojtjen ajrore, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike me Izraelin
3 miliardë euro për mbrojtjen ajrore, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike me Izraelin
Lajme
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, Bekim Sejdiu emri i dakorduar – reagime pro dhe kundër
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, Bekim Sejdiu emri i dakorduar – reagime pro dhe kundër
TOP Momenti

You Might Also Like

Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
TOP Momenti

Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

August 31, 2026
Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese
TOP Momenti

Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese

August 31, 2026
Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
TOP Momenti

Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

August 31, 2026
Historia që nisi katër vjet më parë, Mateo rikthehet te familja e Brikenës – këtë herë si partneri i saj
TOP Momenti

Historia që nisi katër vjet më parë, Mateo rikthehet te familja e Brikenës – këtë herë si partneri i saj

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?