Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të hënën marrëveshje për kandidatin e përbashkët për President të Republikës së Kosovës.
Kandidati i dakorduar është profesori doktor Bekim Sejdiu, emër jo-partiak, i cili ka pranuar kandidaturën dhe ka deklaruar se është vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Marrëveshja është arritur pas takimeve të vazhdueshme ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Menjëherë pas publikimit të marrëveshjes kanë nisur edhe reagimet politike. Derisa disa figura e kanë mirëpritur dhe mbështetur kandidaturën e Sejdiut, brenda LDK-së janë shfaqur edhe kundërshtime.
Telegrafi do t’ju sjell të gjitha zhvillimet, deklaratat dhe reagimet pas marrëveshjes.
31/08/2026 15:17- Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.
Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.
Më shumë kliko KËTU.

