By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja
TOP Momenti

Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja

Momenti
Published: August 31, 2026

Dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë se hapi i parë duhet të jetë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funksionalizohet legjislatura e njëmbëdhjetë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet ta thërrasë pa vonesa vazhdimin e saj, ndërsa pas konstituimit të Kuvendit duhet të procedohet me formimin e Qeverisë.

Jakaj thekson se, nga aspekti kushtetues, për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë edhe një kandidat tjetër për president që të thirret seanca e jashtëzakonshme.

“Seanca konstituive i vazhdon punimet kurdo qoftë që dakordohen partitë politike. Konstituohet Kuvendi dhe mund të zgjidhet qeveria e para ose (presidenti), këtu nuk ka ndonjë problem. Afatet kushtetuese për me zgjedhë qeverinë janë pesëmbëdhjetë ditë pasi të merret kandidati, ndërkohë për presidentin duhet të ketë dy kandidat dhe të thirret seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit dhe të kryhet ky proces”, deklaroi ai.

Sa i përket kandidaturës së Bekim Sejdiut, Jakaj shprehet i rezervuar për të vlerësuar paraprakisht nëse ai do të jetë figurë unifikuese. Ai thotë se kjo do të mund të shihet vetëm gjatë ushtrimit të mandatit.

Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president

Sipas tij, rëndësi do të ketë mënyra se si Sejdiu do t’i ushtrojë kompetencat kushtetuese të presidentit, të cilat, siç thotë Jakaj, duhet të monitorohen në vazhdimësi. Në veçanti, ai përmend kompetencën e presidentit për kthimin e ligjeve në Kuvend, në rastet kur vlerësohet se ato mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Përtej përvojës dhe biografisë së tij, ne nuk mund të komentojmë këtë, pasi nuk e dimë sa mund të jetë unifikues, pasi është një person që ka dalë nga një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. Mund të ndodhë që ai ta ushtrojë këtë detyrë me përpikëri dhe përputhje me Kushtetutën dhe të shohim si do të veprojë në kohën kur ta marrë mandatin. Mbi tridhjetë kompetencat që i ka duhet t’i monitorojmë në mënyrë të përditshme, se si i manifeston. Njëra ndër kompetencat është kthimi i ligjit; të shohim nëse Kuvendi miraton ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, shton Jakaj për KP.

Por, krahas kandidaturës, mbetet e hapur çështja e sigurimit të votave për ta zgjedhur presidentin. Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para, presidenti duhet të zgjidhet me tetëdhjetë vota, ndërkaq në raundin e tretë i pari i vendit mund të zgjidhet me 61 vota, por në votim duhet të marrin pjesë tetëdhjetë deputetë.

Jakaj thotë se fillimisht duhet të shihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin marrëveshjen me LVV-në dhe kandidatin për president.

Në këtë situatë, sipas Jakajt, mbetet për t’u parë nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të kërkojë nga LDK-ja garanci për mbështetjen e kandidatit, përfshirë edhe një zotim me shkrim.

“Duhet me pa sa janë këta numra të saktë. E dimë që në LDK ka deputetë që nuk kanë dashur të përfshihen me Lëvizjen Vetëvendosje. Tash të shohim nëse këta do të jenë pjesë e vendimit të kryesisë së LDK-së, nëse do ta mbështesin një kandidat të tillë apo jo. Të shohim a do të kërkojë zoti Kurti nga LDK ndonjë zotim me shkrim se janë të gjitha nënshkrimet dhe të gjitha votat për këtë kandidat. Po ashtu, të presim se a do të kërkojë Kurti vota edhe nga partitë e tjera, në mënyrë që të mos jetë në limitin e tetëdhjetë deputetëve të Kosovës. Ai ka kërkuar më herët që të jenë 85 deputetë dhe të shohim se a do të ketë këto vota”, theksoi Jakaj.

Më 31 gusht, LVV dhe LDK u dakorduan për emrin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive./KP/.

You Might Also Like

Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut
Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
Qytetarët e Gostivarit nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin gusht
Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet
Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë

LEXO GJITHASHTU

U përmend për President, Demolli i gëzohet kandidaturës së Sejdiut: I uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve
U përmend për President, Demolli i gëzohet kandidaturës së Sejdiut: I uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve
Lajme
Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë votat Kurti e Abdixhiku për Bekim Sejdiun President?
Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë votat Kurti e Abdixhiku për Bekim Sejdiun President?
Lajme
SHBA e Irani shkëmbejnë sulme, duke shënuar përshkallëzimin e parë të madh ushtarak pas një muaji
SHBA e Irani shkëmbejnë sulme, duke shënuar përshkallëzimin e parë të madh ushtarak pas një muaji
Lajme
Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj
Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj
TOP Momenti
3 miliardë euro për mbrojtjen ajrore, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike me Izraelin
3 miliardë euro për mbrojtjen ajrore, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike me Izraelin
Lajme

You Might Also Like

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, Bekim Sejdiu emri i dakorduar – reagime pro dhe kundër
TOP Momenti

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, Bekim Sejdiu emri i dakorduar – reagime pro dhe kundër

August 31, 2026
Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
TOP Momenti

Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

August 31, 2026
Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimoviq pranë transferimit
TOP Momenti

Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimoviq pranë transferimit

August 31, 2026
Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese
TOP Momenti

Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?