By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”
Lajme

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

Momenti
Published: May 10, 2026

Gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag” thekson në një artikull të gjatë mbi turizmin në Shqipëri se përtej luksit dhe zhvillimit urban, forca më e madhe e Shqipërisë mbetet autenticiteti i saj. Ky autenticitet duhet të ruhet dhe Shqipëria nuk duhet të lejojë të shtypet nga rrotat e zhvillimit të pafrenueshëm.

Shqipëria po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare si një nga destinacionet më dinamike turistike në Ballkan, shkruan në numrin e së dielës gazeta “NZZ am Sonntag”.

Nga një vend dikur i izoluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, sot Shqipëria po shndërrohet në një qendër zhvillimi, turizmi dhe arkitekture moderne, duke ruajtur njëkohësisht autenticitetin dhe mikpritjen tradicionale.

Një nga simbolet më të forta të këtij transformimi është Piramida e Tiranës. E rindërtuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV dhe e rihapur në vitin 2023, ajo është kthyer nga një monument i diktaturës në një qendër moderne për teknologji, startupe dhe edukim rinor. Ndërkohë, Tirana po tërheq emra të njohur të arkitekturës ndërkombëtare, përfshirë arkitektin zviceran Valerio Olgiati, i cili ka prezantuar projektin për një nga ndërtesat më të larta në Evropë.

Roli i Zvicrës në zhvillimin e Shqipërisë vlerësohet gjithashtu si shumë i rëndësishëm. Ambasadorja zvicerane në Tiranë, Ruth Huber, thekson se Shqipëria është “një nga vendet më dinamike në rajon”, duke vënë në dukje energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ta çuar vendin përpara. Sipas saj, shqiptarët janë të hapur ndaj botës, flasin disa gjuhë dhe kanë një interes të madh për zhvillimin dhe integrimin evropian. Zvicra mbështet prej vitesh reformat dhe projektet për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm në Shqipëri.

Bumi turistik është një tjetër tregues i ndryshimit të madh: numri i vizitorëve është rritur nga 2’6 milionë në 12,4 milionë në vetëm pesë vite. Riviera shqiptare po shndërrohet në një destinacion të preferuar mesdhetar, ndërsa investimet në infrastrukturë, hotele dhe aeroporte po ecin me ritme të shpejta.

Megjithatë, përtej luksit dhe zhvillimit urban, artikulli nënvizon se forca më e madhe e Shqipërisë mbetet autenticiteti i saj. Në qytete historike si Gjirokastra dhe Berati, apo në zonat rurale dhe agroturizmat familjare, vizitorët përballen me një kulturë mikpritjeje që vazhdon të mbetet e veçantë, shkruan “NZZ am Sonntag”.

Këtë e përmbledh edhe Elion Fiska nga kantina “Alpeta”, i cili shprehet: “Ne shqiptarët nuk e kemi mësuar kurrë industrinë profesionale të turizmit. Ne e mirëpresim mysafirin sikur të ishte mysafiri ynë personal.” Pikërisht kjo ndjenjë njerëzore dhe e sinqertë është ajo që, sipas reportazhit, e bën Shqipërinë një vend ku vizitorët ndihen të mirëpritur dhe ku duan të rikthehen sërish.

Autorja e artikullit paralajmëron se ritmi i shpejtë i zhvillimit turistik mund të rrezikojë autenticitetin e Shqipërisë. Ajo shkruan se vendi është aq shumë në ngjitje, sa të lind dëshira t’i flasësh si një fëmije: “Kujdes, mos u shtyp nga rrotat e zhvillimit!”

Sipas saj, në shumë zona bregdetare plazhet dikur të qeta familjare po zëvendësohen nga beach clubet dhe turizmi masiv, ndërsa zhurma e investimeve po mbulon shpesh shqetësimet për natyrën dhe ruajtjen e peizazheve autentike shqiptare. /Telegrafi/

source

You Might Also Like

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
TOP Momenti
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë

September 27, 2026
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

September 27, 2026
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

September 27, 2026
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?