By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Në SHBA, para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Në SHBA, para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë
TOP Momenti

“Në SHBA, para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë

Momenti
Published: June 27, 2026

Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ai foli edhe për shpalljen non grata të një protestueseje, pasi ajo kishte një fotografi me ish-presidentin iranian, për të cilin Berisha tha se ishte takuar edhe Edi Rama.

Your browser does not support the video tag.

“Thirrja ime është për çdo demokrat e demokrate, për çdo shqiptare dhe shqiptar, kudo që ndodhet, në Shqipëri apo në diasporë, që të mbështesë protestën e të rinjve shqiptarë si shpresa më e bukur për shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit. Rama u rikthye në gjenin e tij. Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota digjitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

“Shpall non grata një zonjë vetëm pse kishte një fotografi me Ahmedinexhadin. Më lejoni t’ju tregoj diçka. Kam qenë kryeministër kur shërbimet partnere më informuan se Edi Rama kishte shkuar në Teheran dhe ishte takuar me Ahmedinexhadin, ndërsa Erion Veliaj e kishte bërë atë rrugë disa herë. Nga verifikimet e organeve kompetente rezultoi se, të paktën në një rast, Rama kishte marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, të zhvilluar në Teheran. Tahir Sinani, siç e dini, komandonte disa brigada në frontin e Pashtrikut, një nga frontet më të nxehta të luftës në Kosovë. Edhe ato dokumente i ka nxjerrë Edi Rama dhe kanë dalë vetëm me urdhër të tij nga Arkivi i Shtetit. Ky është shteti i pabesë, shteti që ndaj luftëtarëve të lirisë përdor standardin e Vuçiqit”.

I pyetur se kur do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se nuk do të presë të bëhet kryeministër për ta bërë këtë.

Pyetje: “Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inat të Ramës?”

Sali Berisha: “Faleminderit. Nuk them se do të shkoj vetëm pasi të fitojmë zgjedhjet, si kryeministër. Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë dhe mund të shkoj për të marrë pjesë në një konferencë”.

You Might Also Like

MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore
Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit
Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së
OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucionale” – Presidenca harron fjalinë e shkruar me AI në komunikatë
“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucionale” – Presidenca harron fjalinë e shkruar me AI në komunikatë
Lajme
“Për ata që luftuan”, Çitaku fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Për UÇK’në, për heronjtë tanë
“Për ata që luftuan”, Çitaku fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Për UÇK’në, për heronjtë tanë
Lajme
Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Lajme
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Lajme
Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve
TOP Momenti

Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve

August 28, 2026
Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë
TOP Momenti

Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë

August 28, 2026
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti

Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

August 28, 2026
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
TOP Momenti

​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?