Rigjykimi i Endrit Nikës pritet të fillojë sot në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Nika ishte shpallur më herët fajtor nga kjo gjykatë dhe ishte dënuar me 18 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes së rëndë” të partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.
Maria Clara Urdangaray, sipas dokumentarit, ndërroi jetë rreth orës 04:27 të 1 gushtit 2023. Vdekja e saj ndodhi afërsisht tri orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit “Sonoma” në Fushë Kosovë, ku qëndronte bashkë me të dashurin e saj, Endrit Nikën.
Prokuroria pretendon se, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, viktima përfundoi në cep të dhomës pa mundësi largimi, ndërsa më pas korniza e dritares u shkëput dhe ajo ra jashtë.
Nika ka mohuar se e ka prekur Maria Clara Urdangaray me dorë, duke paraqitur një rrëfim tjetër për atë që kishte ndodhur. Ekspertiza e kornizës së dritares u realizua vetëm pas një viti e gjysmë, kur pronari i hotelit e kishte zëvendësuar atë me një kornizë të re me tri shtresa xhami, duke e ndryshuar strukturën e mëparshme.
The post Në Gjykatën Themelore nis sot rigjykimi i Endrit Nikës për vdekjen e Maria Clara Urdangaray appeared first on Gazeta Express.

