By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve
Lajme

Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve

Momenti
Published: August 29, 2026

BDI e Ali Ahmetit ka reaguar në profilin zyrtar në ‘facebook’ pasi një prej partive që është në pushtet në Maqedoni të Veriut, në koalicionin qeverisës ku bën pjesë edhe VLEN-i, kanë glorifikuar figurën e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

BDI thotë se VLEN po pranon të nënshtrohet në një koalicion të tillë, vetëm për hirë të pushtetit.

Your browser does not support the video tag.

“Dhe çfarë bën VLEN-i? Sillet sikur të ishte organizatë joqeveritare apo parti opozitare: pret që të reagojë opinioni, populli dhe partitë e tjera, pastaj del me ndonjë reagim formal për të larë duart. Por VLEN-i nuk është spektator. VLEN-i është në Qeveri dhe është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve”, shkruan BDI.

Reagimi i plotë:

 BDI: Ratko Mladiç dhe VLEN-i, historia e përbashkët

Partnerët e VLEN-it në Qeveri, të cilët VLEN-i i ka mbrojtur dhe legjitimuar në çdo aspekt, sot glorifikojnë Ratko Mladiçin dhe Drazha Mihailoviçin. Ivan Stoilkoviq, ministër në Qeverinë ku bën pjesë VLEN-i dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale, është pjesë e këtij partneriteti politik që VLEN-i e pranon dhe e mbron për hir të pushtetit.

Ratko Mladiç nuk është një figurë për debat apo interpretim historik. Ai është një kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përgjegjës, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë. Dhe kjo nuk është as rast i izoluar e as ndonjë gabim i momentit nga partnerët e VLEN-it: Ivan Stoilkoviq dhe partia e tij serbe kanë shfaqur vazhdimisht qëndrime të tilla, duke e quajtur masakrën e Srebrenicës “Disneyland nekrofil”. Pikërisht këtë profil politik dhe këtë qasje ndaj një prej gjenocideve më të tmerrshme në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, VLEN-i e ka partner në Qeveri, ndërsa edhe një drejtues i zgjedhur nga vetë VLEN-i në institucionin përgjegjës për të drejtat e komuniteteve është përfshirë në glorifikimin e Mladiçit.

Dhe çfarë bën VLEN-i? Sillet sikur të ishte organizatë joqeveritare apo parti opozitare: pret që të reagojë opinioni, populli dhe partitë e tjera, pastaj del me ndonjë reagim formal për të larë duart. Por VLEN-i nuk është spektator. VLEN-i është në Qeveri dhe është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve.

Në këtë derexhe nuk kemi ardhur rastësisht. Kemi ardhur si rezultat i politikanëve që karrierën personale e kanë vendosur mbi gjithçka dhe që durojnë, heshtin dhe tolerojnë. E toleruan ardhjen e Milorad Dodikut dhe ligjëratat e tij antiperëndimore e proruse; ndërkohë VLEN-i ka ndërtuar marrëdhënie dhe partneritete ekonomike e energjetike me struktura nga Serbia dhe Republika Srpska, nga Alta Banka deri te marrëveshjet në sektorin energjetik dhe projektet e gazifikimit.

Prandaj, glorifikimi i kriminelëve të luftës nga partnerët e VLEN-it nuk është një incident i izoluar. Ai është pjesë e një politike të heshtjes, tolerancës dhe nënshtrimit ndaj partnerëve të pushtetit. “Bota serbe” ka depërtuar thellë në strukturat politike dhe institucionale të vendit, për çka janë ngritur vazhdimisht shqetësime edhe në raportet evropiane, ndërsa VLEN-i ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij realiteti.

VLEN-i nuk mund të fshihet më pas një reagimi në Facebook. Heshtja përballë glorifikimit të gjenocidit është tolerancë, ndërsa toleranca në pushtet është bashkëpërgjegjësi. Për hir të disa karrigeve, VLEN-i ka zgjedhur të bashkëqeverisë, të heshtë dhe të tolerojë. Historia do ta mbajë mend këtë histori të përbashkët të VLEN-it me partnerët e tij: heshtje përballë glorifikimit të kriminelëve dhe nënshtrim përballë pushtetit.

The post Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

LEXO GJITHASHTU

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
TOP Momenti
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
TOP Momenti
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
TOP Momenti
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
TOP Momenti
“Synohej shndërrimi i Kosovës në Kandahar”, Tërnava kërkon hetim për dokumentin “Top Secret” dhe pretendimet ndaj BIK-ut
“Synohej shndërrimi i Kosovës në Kandahar”, Tërnava kërkon hetim për dokumentin “Top Secret” dhe pretendimet ndaj BIK-ut
TOP Momenti

You Might Also Like

Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet
Lajme

Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet

August 29, 2026
Këmbësori vdes pasi goditet nga dy vetura, arrestohen dy vozitës
Lajme

Këmbësori vdes pasi goditet nga dy vetura, arrestohen dy vozitës

August 29, 2026
Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha
Lajme

Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha

August 29, 2026
Zelensky kërkon intensifikimin e sulmeve ndaj Rusisë me deri në 1,000 dronë në ditë
Lajme

Zelensky kërkon intensifikimin e sulmeve ndaj Rusisë me deri në 1,000 dronë në ditë

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?