By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mustafa për VV’në: Diktaturë e mbështjellë me numra, po përpiqet t’ua diktojë nënkryetarët PDK’së dhe LDK’së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mustafa për VV’në: Diktaturë e mbështjellë me numra, po përpiqet t’ua diktojë nënkryetarët PDK’së dhe LDK’së
Lajme

Mustafa për VV’në: Diktaturë e mbështjellë me numra, po përpiqet t’ua diktojë nënkryetarët PDK’së dhe LDK’së

Momenti
Published: September 10, 2026

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Me këtë sjellje të VV-së, si parti me numrin më të madh të deputetëve, nuk shihet qëllimi i konstituimit të Kuvendit, por zvarritja e tij. Asgjë s’përngjanë në demokraci parlamentare. VV tenton ti diktojë PDK-së dhe LDK-së deputetët të cilët bëjnë dhe s’bëjnë për nënkryetar të Kuvendit. Është diktaturë e mbështjellë në numra.”, ka thënë Mustafa në një prononcim për IndeksOnline.

Your browser does not support the video tag.

Mustafa kritikon opozitën për mungesë të një strategjie të përbashkët.

Duke folur për rolin e opozitës, Mustafa ka thënë se partitë opozitare po ndjekin qasje të ndryshme ndaj situatës politike.

“Roli i opozitës duket heterogjen. Një parti përpiqet ta ndihmojë Kurtin të përmbyllë këtë proces, duke u frikësuar nga zgjedhjet e reja ( me mospajtim të një pjese të deputetëve të saj). Dy partitë e tjera, luftojnë për ti bindur qytetarët se shkuarja eventuale në zgjedhje të reja është faj, jo i tyre por i z. Kurti. S’duket një vizion dhe strategji e përbashkët për dalje nga ky ngërç i shkaktuar nga Vetëvendosje. Kanë pranuar që edhe vet të veprojnë në një terren jashtkushtetues që ua dikton z. Kurti.”, theksoi ai.

Sipas tij, aktualisht nuk ekziston një zgjidhje ideale për situatën e krijuar, duke kërkuar shmangien e veprimeve që i konsideron jokushtetuese.

“Zgjedhe ideale nuk shoh. Shoh nevojën të mos zhytën të gjith në veprime jokushtetuese dhe jasht-kushtetuese, me shpikje të llojlloj arsyetimi. Dikush se është shtetformues dhe po e pranon skulpturën e zgjedhur nga Kurti për President. Tjetri, se pranojnë çdo zgjidhje, veç të bëhen institucionet deri më 16 shtator kur pason verdikti nga Haga për luftëtarët tanë dhe AAK insiston në pikat e saj. Unë do dëshiroja të shoh veprime programore të lidhura me ideologjinë e çdo partie, si vlerë të tyre.”, vlerëson Mustafa.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, Mustafa ka thënë se partitë politike duhet ta shohin këtë proces si pjesë normale të funksionimit të tyre.

“Mendoj, asgjë. Partitë themelohen, udhëhiqen dhe drejtohen për të shkuar në zgjedhje, jo për tu frikësuar nga zgjedhjet. Ata që frikësohen nga zgjedhjet do duhej të rirenditen, ta lëshojnë kreun dhe të rreshtohen me të tjerët për ti fituar zgjedhjet. Diaspora i ka ndihmuar gjithëherë vendit, por duhet të përmbahet të mos e përdhosë këtë vlerë, duke i imponuar Kosovës diktaturë e duke jetuar e punuar vet në demokracinë evropiane.”, thekson ai.

Në përmbyllje, ish-kryetari i LDK-së ka theksuar rëndësinë që partitë politike të mbajnë qëndrime në përputhje me programet dhe ideologjitë e tyre./IndeksOnline/

The post Mustafa për VV’në: Diktaturë e mbështjellë me numra, po përpiqet t’ua diktojë nënkryetarët PDK’së dhe LDK’së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, dy mjekë nën hetim! Pritet autopsia e të ndjerit
Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Presidenca s’mund të jetë shpërblim politik, duhet kompromis, partitë të ulen
Numri i apartamenteve të lira kthehet nën 1% në Zvicër, për herë të parë në 2026-ën
Shfuqizohet vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda i praktikuar gjatë temperaturave të larta
Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”

LEXO GJITHASHTU

Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
TOP Momenti
Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja
Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja
TOP Momenti
Rezultatet në PISA, Sadiku: Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe asnjë përgjegjësi
Rezultatet në PISA, Sadiku: Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe asnjë përgjegjësi
Lajme
Nesër nuk do të ketë kufizime qarkullimi për automjetet e rënda
Nesër nuk do të ketë kufizime qarkullimi për automjetet e rënda
Lajme
Mustafa për zgjedhjet eventuale: Partitë të mos frikësohen nga zgjedhjet, diaspora të mos i imponojë diktaturë Kosovës
Mustafa për zgjedhjet eventuale: Partitë të mos frikësohen nga zgjedhjet, diaspora të mos i imponojë diktaturë Kosovës
Lajme

You Might Also Like

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje
Lajme

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

September 10, 2026
Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet holandeze për të mundësuar tubimet
Lajme

Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet holandeze për të mundësuar tubimet

September 10, 2026
Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet hungareze për të mundësuar tubimet
Lajme

Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet hungareze për të mundësuar tubimet

September 10, 2026
Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor s’kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta
Lajme

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor s’kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?