By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
TOP Momenti

Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

Momenti
Published: September 10, 2026

Plane operative të Policisë së Kosovës, dokumente për operacionet e sigurisë dhe materiale që lidhen me situatën në veri janë në mesin e dokumenteve të konfiskuara në rastin e Bojan Jevtiqit.

Sipas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këto materiale janë mbledhur dhe janë përcjellë nga Jevtiqi te përfaqësues të BIA-s së Serbisë, gjatë kohës sa ai shërbente si toger i Policisë së Kosovës. Për Gjykatën, fakti që Jevtiqi ishte zyrtar policor dhe kishte për detyrë mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, ka qenë një nga rrethanat rënduese në dënimin e tij.

Your browser does not support the video tag.

Nga një pozitë ku kishte detyrë të mbronte sigurinë e Kosovës, Bojan Jevtiqi, sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka mbledhur dhe ka përcjellë informacione te përfaqësues të shërbimit serb BIA.

Pikërisht pozita e tij si zyrtar policor është vlerësuar si rrethanë rënduese nga Gjykata, kur Jevtiqi u dënua me gjashtë vjet burgim për veprën penale “Spiunazhi”.

Në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përshkruhet se informacionet të cilat Jevtiqi i dërgoi te Shërbimi Inteligjent i Serbisë kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Si rrethana rënduese, gjykata vlerësoi natyrën dhe peshën e veprës penale të spiunazhit, faktin se i pandehuri ka vepruar në cilësinë e zyrtarit policor dhe ka pasur detyrë të mbrojë rendin juridik dhe sigurinë publike, ndërsa me veprimet e tij ka cenuar besimin në institucionet e sigurisë dhe ka rrezikuar sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Gjykata po ashtu mori parasysh se veprimet janë kryer në vazhdimësi dhe se kanë pasur të bëjnë me informacione dhe dokumente të klasifikuara”, thuhet në aktgjykimin e plotë të Themelores.

Përveç rrethanave rënduese, në aktgjykim thuhet se Gjykata mori parasysh edhe rrethanat lehtësuese.

Pasi i akuzuari dhe Prokuroria kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, është evituar dënimi i paraparë prej 10 vjetësh deri në burgim të përjetshëm.

“Si rrethana lehtësuese, gjykata vlerësoi pranimin e fajësisë nga i pandehuri, faktin se marrëveshja është arritur në fazë të hershme të procedurës dhe ka ndikuar në ekonomizimin e procedurës penale, bashkëpunimin e tij me organet e drejtësisë, pendimin dhe keqardhjen e shprehur, faktin se nuk rezulton të ketë qenë më parë i dënuar, gjendjen familjare dhe faktin se është baba i tre fëmijëve. Këto rrethana gjykata i vlerësoi në kuadër të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë dhe dispozitave ligjore për matjen dhe zbutjen e dënimit”, thuhet në aktgjykim, raporton Koha/

Ish-shefi i operativës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, Bojan Jevtiq, si toger i Policisë së Kosovës, i ka përcjellë Serbisë edhe plane dhe dokumente, të cilat, sipas aktgjykimit, duhej të ishin në dijeni vetëm Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Në mesin e materialeve të konfiskuara me vendim të Gjykatës janë edhe dokumente të Policisë së Kosovës, përfshirë Planin Operativ “Shënjestra” e deri te plani për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat e veriut të vitit 2023.

“Po ashtu, konfiskohen dokumenti i Policisë, përkatësisht Plani Operativ ‘Shënjestra’, dokumenti ‘Vërtetim i llogarisë’ nga banka BPS – Beograd, gjashtëdhjetë e katër dokumente dhe një CD, libreza e veteranit të Serbisë në emër të V. J., një distinktiv ‘Policia e Kosovës’, njëzet e shtatë letra/dokumente, përfshirë Planin Operativ ‘Zbatimi i vendimit të Qeverisë RKS’, Planin Operativ ‘Zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat e veriut 2023’ dhe Urdhrin Operativ ‘Ngritja e vigjilencës dhe shtimi i masave të sigurisë’, si dhe një CD me mbishkrimin ‘…’ dhe një CD me mbishkrimin ‘ekzaminimi i dokumenteve’”, thuhet në aktgjykim.

Gjatë bastisjes që i është bërë shtëpisë së tij u patën gjetur edhe dokumentacione që dëshmojnë se ai, të paktën nga viti 2009, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë, drejtoria për Gjilanin me bazë në Vranjë, si dhe rezervist i Ushtrisë së Serbisë.

Jevtiqit i janë konfiskuar edhe 2 mijë dinarë serbë dhe 500 franga zvicerane.

Ndërkaq, nga shuma prej 10 mijë e 220 eurosh të sekuestruara, Gjykata ka vendosur t’ia kthejë 3 mijë e 217 euro, pasi ai ka dëshmuar prejardhjen e ligjshme të kësaj shume.

Në maj të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë togerin e Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje.

You Might Also Like

Si lindi UÇK-ja? – Nga organizimi ilegal te ideja e luftës së armatosur
Gjykata e Lartë rikthen lëndën e Jakimovskit për rigjykim
Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja
Angellov pret reshjet e shiut: Nëse parashikimet e motit janë të sakta, do të ishte fundi i sezonit të zjarreve
Shërbimi Sekret Zviceran publikon dosjen e kriminelit nazist Josef Mengele pas një beteje ligjore

LEXO GJITHASHTU

Deputetja e VV-së pretendon se PDK-së “nuk i la përshtypje” deklarata e Simiqit në Kuvend ku u shpreh “në emër të popullit serb”
Deputetja e VV-së pretendon se PDK-së “nuk i la përshtypje” deklarata e Simiqit në Kuvend ku u shpreh “në emër të popullit serb”
Lajme
“Pse duhet me votu unë Kujtim Shalën? – Nëse nuk i kemi 80 deputetë për Presidentin, kurdo që konstituohet Kuvendi, prapë shkojmë në zgjedhje”, Arbëreshë Kryeziu
“Pse duhet me votu unë Kujtim Shalën? – Nëse nuk i kemi 80 deputetë për Presidentin, kurdo që konstituohet Kuvendi, prapë shkojmë në zgjedhje”, Arbëreshë Kryeziu
Lajme
Aeroplani që duhej të fluturonte për në Prishtinë bllokon pistën e Aeroportit të Bazelit
Aeroplani që duhej të fluturonte për në Prishtinë bllokon pistën e Aeroportit të Bazelit
Lajme
Hasani: Marrëveshja e Ohrit dhe 16 shtatori janë shkaqet që Kurti po e bllokon sistemin
Hasani: Marrëveshja e Ohrit dhe 16 shtatori janë shkaqet që Kurti po e bllokon sistemin
Lajme
“Zjarri i Lirisë” përmbyllet në Karadak me thirrjen për drejtësi për çlirimtarët
“Zjarri i Lirisë” përmbyllet në Karadak me thirrjen për drejtësi për çlirimtarët
Lajme

You Might Also Like

Murati: Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet
TOP Momenti

Murati: Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet

September 10, 2026
Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
TOP Momenti

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro

September 10, 2026
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
TOP Momenti

Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”

September 10, 2026
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
TOP Momenti

Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?