By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo
TOP Momenti

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Momenti
Published: June 10, 2026

Studiuesi i filozofisë politike, Latif Mustafa, ka deklaruar se partitë opozitare në Kosovë janë duke reflektuar mbi arsyet pse vota e abstenimit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk është kanalizuar tek ato dhe pse ende nuk konsiderohen alternativë e besueshme për qytetarët.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mustafa ka thënë se opozita ka arritur në përfundimin se zgjedhjet e shpeshta mund të ndikojnë negativisht te partia më e madhe në vend.

“Sot kemi ardhur në një moment kur opozita e ka kuptuar një fakt: nëse e çojmë vendin sa më shpesh në zgjedhje, dalja e qytetarëve do të jetë gjithnjë e më e vogël. Sa më e vogël të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më shumë do të goditet partia e madhe dhe ne do ta ndërtojmë një narrativë të shpëtimtarit, duke u konsoliduar më mirë. Partitë opozitare janë duke reflektuar se përse vota e abstenimit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk është orientuar drejt tyre dhe përse ato ende nuk po konsiderohen alternativë e besueshme për qytetarët”, ka deklaruar Mustafa.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka paraqitur edhe dy skenarë të mundshëm për zhvillimet politike në vend.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje i nis vetë proceset politike, vendi mund të përballet me krizë.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa, nëse partia në pushtet ofron një paketë për daljen nga kriza, atëherë mund të hapet diskutimi për zgjidhje të tjera politike.

“Unë kështu po e shoh situatën. Janë dy skenarë të mundshëm: nëse Lëvizja Vetëvendosje i nis vetë proceset, atëherë vendi mund të përballet me krizë. Por, nëse që tani fillon të ofrojë zgjidhje dhe daljen nga kriza e sheh si një paketë të plotë, atëherë mund të hapet diskutimi për alternativa të tjera. Madje, mund të rikthehet në konsiderim edhe emri i Feride Rushitit për presidente, por kjo do të varet nga LVV-ja”, është shprehur ai./teve1.info/

source

You Might Also Like

Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat
Baballarët janë miqtë më të mirë të vajzave
Boronica është fruti më i shëndetshëm në botë, ja arsyet
Dita e 10-të e protestave në Shqipëri, kërkohet shfuqizimi i tre ligjeve
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall

You Might Also Like

“Qielli o kufi”- Majk paralajmëron albumin e ri
TOP Momenti

“Qielli o kufi”- Majk paralajmëron albumin e ri

June 10, 2026
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë
TOP Momenti

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

June 10, 2026
“Të dua” – Diona Fona në lidhje me Feron?
TOP Momenti

“Të dua” – Diona Fona në lidhje me Feron?

June 10, 2026
Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave
TOP Momenti

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?