Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kritikuar klasën politike në Kosovë, duke thënë se zhvillimet e fundit duhet të shërbejnë si moment reflektimi për politikanët.
Duke folur në Debat Plus, Mustafa tha se nëse politikanët nuk janë ndërgjegjësuar nga situata aktuale, atëherë, sipas tij, mbetet e paqartë se çfarë kërkohet më shumë prej tyre.
“Nëse nuk i ka ndërgjegjësuar pak politikanët tonë ky moment. Unë vërtetë nuk e di më çka kërkohet nga ta më. Unë besoj që nuk na duhet një moment, një mobilizim më i madh për të shkarkuar të gjithë politikanët nga skena politike. Unë e di që populli jonë, vetëm për kohën që kam jetuar unë, ka ditur të marrë këso vendime”, ka deklaruar Remi.

