By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti gjatë takimit me Kallasin: Kosova do të angazhohet që vendimi i Speciales të korrigjohet në Apel
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti gjatë takimit me Kallasin: Kosova do të angazhohet që vendimi i Speciales të korrigjohet në Apel
Lajme

Kurti gjatë takimit me Kallasin: Kosova do të angazhohet që vendimi i Speciales të korrigjohet në Apel

Momenti
Published: September 23, 2026

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shefen e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilës i ka bërë të ditur se vendi do të angazhohet që në Apel të korrigjohet aktgjykimi dënues ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti në takim me Kallas e ka cilësuar aktgjykimin si të rëndë dhe të padrejtë duke kritikuar edhe procesin gjyqësor në Hagë, të cilin e ka përshkruar si jo transparent në tërësinë e tij, njofton Dukagjini.

Kurti, mes tjerash, u shpreh se UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj represionit dhe krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi pa transparencë në tërësinë e tij. Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohen në shkallën e apelit. Ushtria Çlirimtare Kosovës lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Serbia ishte agresori me plan gjenocidal. Qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe mijëra u vranë, ndërsa rreth 20 mijë gra e burra konsiderohen viktima të dhunës seksuale që u përdor si armë lufte. Shumë krime të forcave serbe mbeten ende pa u ndëshkuar”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka folur gjithashtu për sulmin e armatosur në Banjskë, duke kërkuar nga BE-ja që të ushtrojë trysni ndaj Serbisë për dorëzimin para drejtësisë të Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të përfshirë në sulm.

Ai ka theksuar se më 24 shtator bëhen tre vjet nga sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Pasnesër, më 24 shtator, mbushen tre vjet nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ndërkohë, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë. Për këtë kërkova përkrahjen e BE-së që t’i bëjnë trysni Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Gjatë takimit, Kurti tha se përderisa Kosova është e përcaktuar në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike, në aspektin strategjik, Serbia fqinje “sikur qëndron mes Rusisë dhe Kinës”.

source

You Might Also Like

Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës, shoqërohet drejt Shqipërisë
Dita e shtatë e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës
Konjufca flet me kryediplomatin holandez për verdiktin e Hagës: Padrejtësi serioze, presim korrigjim në Apel
Mustafa: Nëse ky moment nuk i ndërgjegjësoi politikanët, nuk e di çka kërkohet më

LEXO GJITHASHTU

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale
Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale
TOP Momenti
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
TOP Momenti
Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës
Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës
TOP Momenti
​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
TOP Momenti
Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur
Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur
TOP Momenti

You Might Also Like

Mustafa: LDK-ja e përkrahu UÇK-në, kryetarët e degëve u angazhuan në luftë
Lajme

Mustafa: LDK-ja e përkrahu UÇK-në, kryetarët e degëve u angazhuan në luftë

September 23, 2026
Klestor Veseli për ftesën e Haxhiut: Mua personalisht nuk më ka shkruar
Lajme

Klestor Veseli për ftesën e Haxhiut: Mua personalisht nuk më ka shkruar

September 23, 2026
Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Normalizimi i marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin bashkë
Lajme

Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Normalizimi i marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin bashkë

September 23, 2026
Trump: Po diskutojmë me Zelenskyn një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Lajme

Trump: Po diskutojmë me Zelenskyn një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?