Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi, duke reaguar lidhur me situatën politike në vend, ku vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për nesër, ka thënë se deputetët s’duhet t’i dërgojnë në Kushtetuese kallëzimet për cenim të rendit kushtetues.
Maliqi, ka shtuar që deputetët t’i drejtohen Gjykatës Supreme për ‘’krim të rëndë të përsëritur’’ të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut.
‘’ Edhe prokuroria mundet dhe do të duhej të hap procedurën penale për krim të rëndë kundër Republikës’’, ka shkruar Maliqi.
Postimi:
Deputet të betuar, mos i çoni më te Gjykata Kushtetuese kalximet për cënimin e rendit kushtetues, ajo i ka dhënë më herët verdiktet për shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve, por dërgoni ju shumica e 80+ deputetëve kalximin penal për krim të rëndë të përsëritur të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut jo te Gjykata Kushtetuese, por te Gjykata supreme, ky është inatitucion i pavarur juridik kompetent me e vlerësua karajterin e krimit dhe me marrë vërdikte ekzekutive.
Edhe prokuroria mundet dhe do të duhej të hap procedurën penale për krim të rëndë kundër Republikës.
The post Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës appeared first on Gazeta Express.

