By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mungesa e vendstrehimeve në Kiev ua shton vuajtjet banorëve mes sulmeve ruse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mungesa e vendstrehimeve në Kiev ua shton vuajtjet banorëve mes sulmeve ruse
Lajme

Mungesa e vendstrehimeve në Kiev ua shton vuajtjet banorëve mes sulmeve ruse

Momenti
Published: August 11, 2026

Anna u arratis drejt kryeqytetit ukrainas bashkë me djalin e saj 9-vjeçar, Mishën, për t’i shpëtuar bombardimeve ruse në Harkiv, ku shtëpia e saj në skajin verior të qytetit ndodhet rreth 20 kilometra nga vija e frontit.

Por, intensiteti i sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit është i krahasueshëm me ato prej të cilave u largua, thotë ajo. Dhe, shpesh nuk ka vend për t’u fshehur.

Your browser does not support the video tag.

“Bodrumet zakonisht janë të tejmbushura. Nuk është vetëm se nuk ka vend ku të shtrihesh. Nuk ka vend as për të ulur apo për të qëndruar në këmbë”, tha ajo këtë javë për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë. “Njerëzit vijnë dhe nuk ka vend për ta. I kthejnë mbrapsht. Nuk ka vende të mjaftueshme askund në gjithë lagjen”.

Anna jeton në distriktin Desnjanski të Kievit, një zonë e gjerë me blloqe banimi të epokës sovjetike në verilindje të qytetit, e cila ka mungesën më të madhe të vendstrehimevee. Shumica e ndërtesave të banimit nuk kanë bodrume, duke rritur kërkesën për vendstrehime nën spitale, shkolla apo kopshte, të cilat kanë kapacitet për më pak se gjysmën e popullsisë lokale.

Një tjetër nënë nga zona, Marina, tha për Current Time se zakonisht i kalon sulmet ruse e fshehur në korridor bashkë me fëmijën e saj 18-muajsh.

“Ka një strehimore ku mund të kishim shkuar, për shembull, në një shkollë. Por duhen tetë minuta për të arritur atje në këmbë”, tha ajo. “Të ecësh atje natën me një fëmijë nën sulm nuk është edhe aq e lehtë”.

Rusia shton sulmet

Ndërsa forcat ruse kanë bërë përparime minimale në vijën e frontit këtë vit, Moska ka shtuar fushatën ajrore kundër qyteteve ukrainase, përfshirë Kievin. Së voni, 17 persona u vranë gjatë një nate të vetme sulmesh në rajonin e Kievit.

Mbrojtja ajrore ukrainase nuk arriti të rrëzonte asnjë raketë balistike ruse gjatë këtij sulmi, duke tërhequr vëmendjen te mungesa kritike e raketave penguese.

Por, rritja e numrit të viktimave civile – Organizata e Kombeve të Bashkuara regjistroi 1.396 viktima në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 37 për qind më shumë se vitin e kaluar – nxjerr në pah gjithashtu mungesën e vendstrehimeve.

Sipas shifrave zyrtare, në qytet ka vetëm 4.000 vendstrehime, ndërsa aktualisht Kievi ka më shumë se 3 milionë banorë. Disa prej tyre janë të paarritshme ose të amortizuara.

Gjithnjë e më shumë njerëz po e kalojnë natën duke fjetur në stacionet e metrosë, ku platformat dhe shkallët e mbipopulluara të kujtojnë javët e para të pushtimit rus në vitin 2022.

Gjatë një nate me sulme ruse, së voni, rreth 56.000 njerëz u strehuan atje me tenda, dyshekë dhe çanta gjumi. Por, kjo është më pak se dy për qind e popullsisë së qytetit.

Kreu i administratës së distriktit Desnjanski, Maksym Bakhmatov, i tha Current Time-it se zgjidhja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për problemin vjen në formën e vendstrehimeve të lëvizshme të parafabrikuara.

Të ndërtuara nga betoni i përforcuar, ato vendosen mbi tokë dhe ofrojnë mbrojtje nga copëzat e predhave, rënia e mureve ose valët goditëse – megjithëse jo nga një goditje direkte.

Ato janë vendosur në lokacione në të gjithë vendin dhe, në dhjetor të vitit të kaluar, distrikti Desnjanski mori vendstrehimin e parë të këtij lloji në Kiev. Ai u financua nga bizneset lokale.

“Vjen si një komplet Lego-je, në pjesë të veçanta. I bashkojnë, i fiksojnë me bulona. Është gati për 2-3 ditë”, tha Bakhmatov.

Kush e ka fajin?

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se administratat e distrikteve janë përgjegjëse për mungesën e vendstrehimeve. Ai tha së voni se në vitin 2025 ishin vënë në dispozicion më shumë se 11 milionë dollarë për ndërtimin e vendstrehimeve, por se pjesa më e madhe e tyre nuk u shpenzua.

“Nëse administratat e distrikteve nuk i përmbushin përgjegjësitë e tyre, duhet të gjenden [persona të tjerë] që do t’i përmbushin këto përgjegjësi. Fatkeqësisht, kemi një strukturë administrative ku kryetari i Kievit nuk mund t’i japë as vërejtje kreut të distriktit”, tha Klitschko.

Bakhmatov e hodhi poshtë kritikën, duke argumentuar se Klitschko dhe administrata e qytetit i kanë të gjitha kompetencat dhe burimet buxhetore të nevojshme.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për të shpërndarë para, por për të pasur një plan, një strategji”, tha ai. “Askush nuk do t’ju tregojë se sa vendstrehime duhet të ketë.”

Ndërsa përfaqësuesit e qytetit grinden për përgjegjësinë, banorët e Kievit dhe zonave përreth vazhdojnë të përballen me pasojat e sulmeve.

Gjatë një nate, javën e kaluar forcat ruse vranë tre persona në Puhovka, në rajonin e Kievit: një gjysh, një gjyshe dhe nipin e tyre, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Djali ishte vetëm tre vjeç. Katër të tjerë u shtruan në spital: prindërit e fëmijës, vëllai i tij 15-vjeçar dhe një fqinj që erdhi për të ndihmuar familjen dhe u plagos gjatë sulmit të dytë”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se Rusia lëshoi gjashtë raketa balistike në drejtim të infrastrukturës civile në Kiev.

Sulmet në vetë kryeqytetin ukrainas i morën jetën një personi, sipas administratës ushtarake të qytetit.

The post Mungesa e vendstrehimeve në Kiev ua shton vuajtjet banorëve mes sulmeve ruse appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deda: Vendi në situatën më të rëndë që nga viti 1999
Temperatura përvëluese deri në 41 gradë në Shqipëri, parashikimi i motit për sot
Diell dhe nxehtë, parashikimi i motit sot në Kosovë
Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash
Detajet e ditëve të fundit të jetës së Maradonës zbulohen në gjyq

LEXO GJITHASHTU

​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti
Më shumë se 16,000 civilë ukrainas mbeten të bllokuar në Rusi
Më shumë se 16,000 civilë ukrainas mbeten të bllokuar në Rusi
Lajme
Trump konfirmon shkëmbimin sekret të aeroplanëve në Turqi për shkak të kërcënimit nga Irani
Trump konfirmon shkëmbimin sekret të aeroplanëve në Turqi për shkak të kërcënimit nga Irani
Lajme
Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje
Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje
Lajme
Cyrihu voton për rregullat mbi vetëvrasjen e asistuar në azile dhe spitale
Cyrihu voton për rregullat mbi vetëvrasjen e asistuar në azile dhe spitale
Lajme

You Might Also Like

Ideja e Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?
Lajme

Ideja e Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?

August 12, 2026
Tahiri: Objektivi i Kurtit është të ketë zgjedhje të reja më 27 dhjetor
Lajme

Tahiri: Objektivi i Kurtit është të ketë zgjedhje të reja më 27 dhjetor

August 12, 2026
Gruda: Time Kadriaj ia bëri mirë Kurtit ta provojë edhe ai njëherë atë sjellje
Lajme

Gruda: Time Kadriaj ia bëri mirë Kurtit ta provojë edhe ai njëherë atë sjellje

August 12, 2026
PDK njoftoi se sot do të jetë në Kuvend: Deputetët kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

PDK njoftoi se sot do të jetë në Kuvend: Deputetët kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?