By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e një shqiptari nga Italia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e një shqiptari nga Italia
TOP Momenti

“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e një shqiptari nga Italia

Momenti
Published: June 25, 2026




Foto: Facebook





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë që, sipas tij, është një nga qindra mesazhet e mbështetjes që ka marrë së fundmi.

Your browser does not support the video tag.


Në hyrje të postimit, Rama shkruan se “nuk ka forcë që na ndal, mua, ju, Partinë Socialiste e çdo qytetar pa parti që beson tek unë, në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndërsa pranon se “ka shumëçka që kërkon ende korrigjim me punë këmbëngulëse”.


Mesazhi i publikuar është dërguar nga një shqiptar që jeton dhe punon në Itali, i cili i kërkon kryeministrit të mos japë dorëheqjen.


“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen! Ju dhe Partia Socialiste keni qenë ata që në vitet e fundit keni punuar për një vizion që ne të rinjve të lindur dhe/ose të rritur jashtë shtetit po na bën të ëndërrojmë”, shkruan ai.


Sipas autorit të mesazhit, zhvillimet në Shqipëri po i bëjnë shumë emigrantë të mendojnë rikthimin në vend.


“Për herë të parë në jetën time mendova: do të dëshiroja të provoja të jetoja dhe të punoja këtu”, shprehet ai, duke iu referuar vizitës së fundit në Shqipëri.


Megjithatë, emigranti rendit edhe një sërë problemesh që, sipas tij, vazhdojnë të pengojnë jetesën normale në vend. Ai përmend moszbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ndotjen nga mbetjet, korrupsionin dhe problemet në sistemin shëndetësor.


“Korrupsioni është problemi i parë i këtij vendi”, shkruan ai, duke shtuar se “njerëzit që korruptohen nuk janë faji i Edi Ramës”.


Në mesazh vlerësohen gjithashtu projektet turistike dhe investimet e reja në jug të vendit, veçanërisht në zonën e Vlorës.


“Turizmi i masës ka ndihmuar popullsinë të transformojë shtëpitë e tyre në hotele dhe apartamente me qira, por kur ngjitesh në nivel, kalon në një turizëm më të pakët në numër por që shpenzon më shumë”, argumenton ai.


Në fund, autori i mesazhit shpreh mbështetjen e tij për kryeministrin dhe kërkon vazhdimin e reformave.


“Do të gënjeja po të thosha se jam dakord me gjithçka që keni bërë, por është e pamohueshme që ju i keni dhënë një kthesë dhe një zgjim vendit tonë. Ju lutem vazhdoni ta bëni Shqipërinë të madhe dhe të na bëni të ëndërrojmë”, përfundohet në mesazhin e publikuar nga Rama.



source

You Might Also Like

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”

LEXO GJITHASHTU

Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Lajme
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Lajme
Donjeta Sadiku e artë në Taranto, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë
Donjeta Sadiku e artë në Taranto, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë
Lajme
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Lajme
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Lajme

You Might Also Like

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
TOP Momenti

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

August 27, 2026
Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës
TOP Momenti

Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës

August 27, 2026
Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
TOP Momenti

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK

August 27, 2026
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
TOP Momenti

Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?