By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mobilizohen ekipet profesionale të MBPZhR-së, Institutit Bujqësor për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mobilizohen ekipet profesionale të MBPZhR-së, Institutit Bujqësor për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
TOP Momenti

Mobilizohen ekipet profesionale të MBPZhR-së, Institutit Bujqësor për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Momenti
Published: July 22, 2026

Me kërkesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ekipet profesionale të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHKT), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi në Komunën e Istogut, kanë vazhduar punën në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, nevojat për ndërhyrje urgjente dhe masat agronomike që duhet të ndërmerren për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor.

Vlerësimet janë të përqendruara në identifikimin e masave për ruajtjen dhe rikuperimin e kulturave shumëvjeçare, si dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara. Ndërhyrjet agronomike dhe fitosanitare në ditët e para pas breshërit janë vendimtare për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme, për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet dhe për të rritur mundësinë e rikuperimit të prodhimit.

Rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve menjëherë pas përfundimit të vlerësimeve në terren.

Your browser does not support the video tag.

Për koordinimin e përgjigjes institucionale, Ministri Muja ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po bashkërendon veprimet ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

“Njëkohësisht, Ministri ka udhëzuar përgatitjen dhe zbatimin e një programi të konsoliduar masash për rikuperimin e prodhimit bujqësor, i cili përfshin ndërhyrjet e menjëhershme agronomike dhe fitosanitare, mbështetjen për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara, si dhe masat parandaluese për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet nw komunikatw.

Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke zhvilluar një program të integruar për menaxhimin e rrezikut në bujqësi, i cili përfshin pilotimin e skemës së sigurimeve bujqësore, zgjerimin e mbështetjes për investime në rrjeta mbrojtëse kundër breshrit, zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për fermerët, forcimin e rolit të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe të shërbimeve këshilluese në terren, si dhe orientimin e skemave të mbështetjes drejt investimeve që rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor dhe ndihmojnë fermerët të rikuperohen më shpejt pas fatkeqësive natyrore.

source

You Might Also Like

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Lajme
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
Lajme
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Lajme
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Lajme
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
TOP Momenti

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia

September 1, 2026
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
TOP Momenti

Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato

September 1, 2026
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

September 1, 2026
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?