By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i 34-vjeçarit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i 34-vjeçarit
TOP Momenti

Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i 34-vjeçarit

Momenti
Published: June 13, 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e dyshuar të Eglant Koçit, 34-vjeçarit që humbi kontaktet me familjen më 4 qershor dhe për të cilin autoritetet dyshojnë se është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj.

Në foton e siguruar nga Top Channel, shfaqet automjeti tip “Porsche”, me të cilin hetuesit dyshojnë se është transportuar trupi i të riut pas krimit. Sipas hetimeve paraprake, makina ka qenë e parkuar jashtë pallatit në bulevardin “Zhan D’Ark”, ku Koçi shkoi për të takuar Shakajn në mëngjesin e 4 qershorit, raporton tch.

Your browser does not support the video tag.

Sipas burimeve hetimore, 34-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në godinë, por nuk është parë më duke dalë prej saj. Brenda ambienteve ku dyshohet se ndodhi krimi, policia ka gjetur gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike që pritet të shërbejnë si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet kanë ngritur dyshime se pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit vijojnë intensivisht. Policia e Tiranës, e mbështetur edhe nga një ekip special nga Kosova, po zhvillon kontrolle në disa zona të kryeqytetit, përfshirë Pëllumbasin dhe Qafë Mollën, si edhe në disa fshatra të Elbasanit.

Sipas autoriteteve, një strukturë e posaçme e Krimeve të Rënda është angazhuar në operacionin e kërkimit, i cili është fokusuar kryesisht në zonat kufitare mes Tiranës dhe Elbasanit.

You Might Also Like

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
Elezi: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë
Reuters shkruan për Zvërnecin: Banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz
Prokuroria në Manastir nis hetim ndaj 36-vjeçarit, dyshohet për abuzim seksual me një të mitur

You Might Also Like

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec
TOP Momenti

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

June 13, 2026
​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje
TOP Momenti

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

June 13, 2026
BDI: VLEN lavdërohen me projektet tona, autostrada Shkup-Bllacë mbanë vulën tonë
TOP Momenti

BDI: VLEN lavdërohen me projektet tona, autostrada Shkup-Bllacë mbanë vulën tonë

June 13, 2026
Gjatë 24 orëve, gjashtë raste të denoncuara për dhunë në familje
TOP Momenti

Gjatë 24 orëve, gjashtë raste të denoncuara për dhunë në familje

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?