By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mickoski: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje, është e katërta në Evropë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mickoski: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje, është e katërta në Evropë
TOP Momenti

Mickoski: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje, është e katërta në Evropë

Momenti
Published: June 6, 2026

Ndërtimtaria është një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e Prodhimit të brendshëm bruto (PBB), theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili po përgjigjej në pyetjen e gazetarëve në lidhje me takimin e djeshëm me përfaqësues të sektorit të ndërtimit dhe sa ndikon kjo degë në PBB-në.

Kryeministri Mickoski theksoi se është i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind, dhe siç tha, është e katërta në Evropë.

Your browser does not support the video tag.

“Jam i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind dhe aktualisht është e katërta në Evropë, sipas të dhënave që janë publikuar, si përqindje e PBB-së – e tërë kjo për të gjithë ata që tjerrin, siç edhe në të vërtetë kanë bërë më herët. Jam i kënaqur, sepse për tremujorin e shtatë radhazi ne jemi mesatare diku rreth 3,4 në kushte kur partneri ynë më i madh tregtar, që është Bashkimi Evropian, është nën një për qind”, deklaroi Mickoski.

Ai e konsideron këtë si rezultat jashtëzakonisht pozitiv për vendin tonë.

Your browser does not support the video tag.

Kryetari i Qeverisë, Mickoski, para tre ditëve në konferencë për shtyp tha se të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se për të shtatin tremujor radhazi, Qeveria ka arritur rritje të PBB-së, e cila është fillimisht në gjysmën e parë të Evropës, e pastaj edhe në pesë vendet e para në Evropë.

Ai kujtoi se ky nuk është tregues i publikuar nga Qeveria, por parametër i publikuar nga Eurostat.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në prill të këtij viti, prodhimi industrial u rrit me plot 7,6 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, dhe siç tha Mickoski, “me këtë në katër muajt e parë të vitit, në tremujorin e parë 2026, si rrallë ndonjë vend tjetër në Evropë, kemi prodhim industrial që është pozitiv”. Lidhur me vendet e reja të punës, të krijuara në 21 muajt e parë të punës së Qeverisë, të dhënat tregojnë se ka 16.000 vende të reja pune.

You Might Also Like

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për sigurinë e platformës së rezultateve zgjedhore
The Sun: Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma
BE-ja në Kosovë: Thirrje partive politike për votim paqësor
Aliu: Punëtorët e shëndetësisë do të evidentohen në punë me sistemin me gjurmë gishtash

You Might Also Like

Starmeri paralajmëron mundësinë e një sulmi rus ndaj NATO-s
TOP Momenti

Starmeri paralajmëron mundësinë e një sulmi rus ndaj NATO-s

June 6, 2026
Elezi tregon të dhënat e fundit nga votimi i diasporës 
TOP Momenti

Elezi tregon të dhënat e fundit nga votimi i diasporës 

June 6, 2026
Anëtarësimi në NATO pas deklaratës së Rubios, xhandarmëria, dallimet me Osmanin për parakalimet e FSK-së, flet Maqedonci
TOP Momenti

Anëtarësimi në NATO pas deklaratës së Rubios, xhandarmëria, dallimet me Osmanin për parakalimet e FSK-së, flet Maqedonci

June 6, 2026
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
TOP Momenti

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

June 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?