Ndërsa Hristijan Mickoski çdo ditë paraqet matematikë të gëzueshme se pagat janë rritur me 72% dhe pensionet me 325%, paga mesatare neto është ulur me 1,163 denarë, thonë nga opozitarja LSDM.
Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se vetëm për një muaj paga mesatare është ulur me 1,163 denarë, ose 2.3 përqind.
“Atyre nuk u duhen statistika për rënien e standardit të jetesës së qytetarëve, ata e shohin atë në shtëpi, në frigoriferë bosh dhe në portofolë bosh.
Paga mesatare për një muaj ka rënë me 1,163 denarë, paga minimale prej 26,000 denarësh nuk është e mjaftueshme as për një të tretën e shportës së konsumatorit, e cila është rritur në 70,000 denarë.
Çmimet e larta po zbrazin buxhetet familjare çdo ditë”, thonë nga LSDM.
LSDM ironizon se kjo është pamja e vërtetë e “ekonomisë së tretë në Evropë” të Mickoskit.
“Matematika e gëzueshme e Mickoskit nuk mund të paguajë faturën për asnjë familje.
Pagë më e ulët. Jetë më e shtrenjtë. Xhepa bosh dhe frigoriferë bosh.
Por le të flasim për gjërat e mira – një aeroplan i ri po vjen për Mickoskin”, thonë nga LSDM.

