By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë
TOP Momenti

Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë

Momenti
Published: August 22, 2026

Policia ka kryer disa aksione dhe kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri, municion, lëndë narkotike dhe mjete të tjera, ndërsa disa persona janë privuar nga liria.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 21 gusht, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 41-vjeçarin S.B. nga fshati Leshok. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një karabinë 7 mm me dylbi optike, një pistoletë „CZ“ 9 mm me karikatorë bosh, një pushkë ajrore 5.4 mm me dylbi, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Your browser does not support the video tag.

Në një tjetër rast, po më 21 gusht rreth orës 20:21, policia në Gostivar ka privuar nga liria shtatë persona pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike me të shtëna nga armë zjarri në fshatin Kunovë.

Bëhet fjalë për A.M. (39), D.M. (26), B.S. (37), R.R. (66), B.A. (37) dhe R.V. (72), të gjithë nga Gostivari, si dhe N.L. (65) nga Shkupi. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa gjatë kontrolleve në disa shtëpi pushimi janë konfiskuar disa armë zjarri, përfshirë karabina dhe pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe një sasi më e madhe municioni.

Ndërkohë, gjatë natës mes 21 dhe 22 gushtit, policia e Tetovës, në koordinim me Njësinë Speciale Antiterroriste „Tigrat“ dhe Njësitin e Qenve të Shërbimit, ka kryer kontroll në një shtëpi dhe një objekt-barakë punëtori në Tetovë, të përdorura nga P.M. (36).
Në punëtori janë gjetur tre persona – L.S. (19) dhe dy të mitur 16-vjeçarë. Te L.S. dhe njëri prej të miturve është gjetur lëndë e bardhë pluhurore, marihuanë dhe dy peshore digjitale. Në objekt janë gjetur gjithashtu kuti me lëndë të bardhë pluhurore dhe mjete financiare në valuta dhe vlera të ndryshme.

Të gjithë personat e ndaluar janë privuar nga liria, ndërsa nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

You Might Also Like

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
Vrasja e turistit në Sarandë, zbardhet dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit
Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

LEXO GJITHASHTU

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Lajme
Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Lajme
Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
Lajme
Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Lajme
Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje
Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje
Lajme

You Might Also Like

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

August 23, 2026
Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska, Eko-aktivistët: Është bërë ekocid klasik
TOP Momenti

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska, Eko-aktivistët: Është bërë ekocid klasik

August 23, 2026
Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve
TOP Momenti

Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve

August 23, 2026
Altin Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, Gjini e Çitaku ngushëllojnë familjen
TOP Momenti

Altin Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, Gjini e Çitaku ngushëllojnë familjen

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?