By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin zbulojnë klanin e Belinda Ballukut në PS dhe Polici
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin zbulojnë klanin e Belinda Ballukut në PS dhe Polici
TOP Momenti

Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin zbulojnë klanin e Belinda Ballukut në PS dhe Polici

Momenti
Published: September 23, 2026

Një komunikim i vazhdueshëm mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, mesazhe dhe dhjetëra telefonata, të cilat nxjerrin në pah influencën politike të Belinda Ballukut në PS dhe polici.

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pjesë të së cilës janë siguruar nga Top Channel, ku përmendet edhe emri i ish-zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e ish-numrit dy të Qeverisë në radhët e mazhorancës.

“Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, është mesazhi që Vlora Hyseni i dërgon Ergys Agasit, duke e njoftuar për një lëvizje të pritshme brenda radhëve të Partisë Socialiste. Në dosjen e SPAK, “Bela” identifikohet si Belinda Balluku, ndërsa “Tao” si Taulant Balla.

Në dosjen hetimore, veçohet edhe një mesazh i datës 19 gusht 2026, ku Hyseni i shkruan Agasit: “Skënderi më thirri me u taku të hënën”. Në dosje, personi me emrin Skënderi identifikohet si Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, të cilin opozita, prej ditës së parë që u vu në krye të Policisë së Shtetit, e ka konsideruar si njeriun e Belind Ballukut. Mesazhi vijon: “Të shpresojmë që ka porosit KM…”

Një tjetër pjesë e dosjes lidhet me informacionet që Hyseni i përcillte Agasit për aktivitetin dhe takimet e saj. Në komunikime zbulohet se ish-shefja e inteligjencës i tregon Agasit se do të takohej me Kryeministrin dhe i jepte të dhëna për kohën e takimit. Në një mesazh të datës 24 gusht 2026 shkruhet: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”, por pa dhënë detaje për natyrën e takimit dhe cila do të ishte tema e bisedës mes ish-kreut të SHISH dhe kryeministrit Rama./TCH/

You Might Also Like

Hargreaves uron Kurtin dhe Qeverinë e re, kërkon marrëveshje për presidentin para 6 tetorit
Instituti “Octopus” dhe Instituti Bullgar për Politikë Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Incidenti verbal në Kuvend, Hasani: Gashi dhe VLEN-i po e mbrojnë Stoilkoviqin nga hetimi
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen Haxhiut pas ftesës për takim
Shqipëria drejt BE-së, Komisioni Evropian gati të japë mbështetjen për anëtarësimin në 2027

LEXO GJITHASHTU

Presidenti i Iranit i thotë Trumpit se vendi nuk do të “ulë kurrë gjunjët”
Presidenti i Iranit i thotë Trumpit se vendi nuk do të “ulë kurrë gjunjët”
Lajme
Djali i heroit Idriz Rrecaj, njofton se e pamja për babanë e tij do hapet pas procedurave të IML
Djali i heroit Idriz Rrecaj, njofton se e pamja për babanë e tij do hapet pas procedurave të IML
Lajme
Mungesa e gjumit në Zvicër: 29% flenë më pak se gjashtë orë gjatë ditëve të punës
Mungesa e gjumit në Zvicër: 29% flenë më pak se gjashtë orë gjatë ditëve të punës
Lajme
Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
Lajme
Gara për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në KShZ u hodh shorti për radhitje në listën zgjedhore
Gara për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në KShZ u hodh shorti për radhitje në listën zgjedhore
TOP Momenti

You Might Also Like

Deri më 30 shtator, Komisioni për emërtimin e rrugëve në Tetovë do të duhet të mbajë mbledhjen e grupit punues
TOP Momenti

Deri më 30 shtator, Komisioni për emërtimin e rrugëve në Tetovë do të duhet të mbajë mbledhjen e grupit punues

September 23, 2026
Berisha me akuza ndaj Ramës: E përdori Vlora Hysenin për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës
TOP Momenti

Berisha me akuza ndaj Ramës: E përdori Vlora Hysenin për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës

September 23, 2026
Klekovski: Ka përfunduar inpsektimi i jashtëzakonshëm në spitalet në Ohër, Strugë dhe Gjinekologji të Shkupit
TOP Momenti

Klekovski: Ka përfunduar inpsektimi i jashtëzakonshëm në spitalet në Ohër, Strugë dhe Gjinekologji të Shkupit

September 23, 2026
Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së: Kuvendi u konstituua, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues
TOP Momenti

Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së: Kuvendi u konstituua, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?