By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit
TOP Momenti

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Momenti
Published: June 4, 2026

Pas debatit dhe reagimeve të shumta që kanë shoqëruar ditët e fundit projektin e investimit në zonën e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar vlonjat në mbështetje të këtij projekti.

Duke publikuar edhe një video nga zona, Rama u shpreh se ajo tregon realitetin aktual të territorit ku synohet të realizohet investimi.

Your browser does not support the video tag.

“Mirèmengjes dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot – siç do ta shihni vetë – tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime)”, shkruan Rama.

Kryeministri shton se synimi i projektit është transformimi i zonës dhe rritja e potencialit turistik të vendit.

“Dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, shprehet ai.

Më tej, Rama thotë se shpreson që debati i krijuar së fundmi të jetë qartësuar për mbështetësit e tij.

“Duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Në vijim të postimit, Rama ka publikuar të plotë edhe mesazhin që pretendon se ka marrë nga një qytetar i Vlorës, i cili shpreh mbështetje për investimin në Zvërnec.

“Përshëndetje Kryeministër! Jam Vlonjat dhe pro investimit ne Zvërnec. Mos ndalo. Po te nis një video dhe te lutem postoje. Bëhet fjale fiks për zonën ku njerëz te papërgjegjshëm qe dhe ndoshta janë ngritur ne protestë e kanë katandisur zonën e mbrojtur si mos me keq.”

Qytetari vijon më tej: “Kurse ata qe erdhën për sherr dihet qe e kane me ty jo me natyrën se po ta kishin për natyrën duhet te shanin pse është bër hale jo pse do te hedhesh 4 miliardë qe s’janë hedhur tërë historinë ne anët tona.”

Në pjesën tjetër të mesazhit, ai pretendon se zona të mbrojtura po dëmtohen nga papërgjegjshmëria e njerëzve.

“Shihe videon dhe nese do mund te te nis dhe video te tjera te zonave ku mbrohen me ligj po nuk mbrohen dot nga njerezit e liq pa tru qe s a me shum plehra hedhin poshte aq me teper cirren me zerin lart.”

Ndërsa në fund, qytetari i bën thirrje kryeministrit që të vijojë me projektin.

“Te falënderoj nëse e merr ne konsideratë këtë video dhe tregoja Shqipërisë se duan te sabotojnë zhvillimin qe e shëron këtë zone. Beje këtë zhvillim e vlonjatet do te te bekojnë ne breza. Këta jo nuk e duan Shqipërinë aq sa thonë po e duan edhe pa te huaj qe ta kthejnë si Vlora para se ta merrje ti ne dor. Po te nis video.”

You Might Also Like

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
SPGPM: Gazetarët duhet të kenë qasje në informacion
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis
Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
3 mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës

LEXO GJITHASHTU

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Lajme
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Lajme
Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja
Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja
Lajme
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Lajme
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Lajme

You Might Also Like

Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë
TOP Momenti

Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë

August 7, 2026
Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet

August 7, 2026
Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor
TOP Momenti

Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor

August 7, 2026
Pengon zyrtarët policorë në Suharekë, arrestohet një i dyshuar
TOP Momenti

Pengon zyrtarët policorë në Suharekë, arrestohet një i dyshuar

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?