Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni të premten është bërë qeveria më jetëgjatë që nga themelimi i Republikës së Italisë, 80 vjet më parë.
Qeveria e krahut të djathtë, e cila konsiderohet më e djathta që ka qeverisur Italinë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka qëndruar në pushtet për 1,413 ditë.
Kjo është një ditë më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga ish-kryeministri dhe manjati i medias Silvio Berlusconi.
Megjithatë, Berlusconi mbetet kryeministri që ka shërbyer më gjatë në total, me rreth nëntë vjet në detyrë, por gjatë qeverive të ndryshme.
Që nga krijimi i Republikës pas përfundimit të luftës, Italia ka pasur 68 qeveri, me një kohëzgjatje mesatare prej rreth 13 muajsh për secilën qeveri, shkruan DW.
The post Meloni ia kalon edhe Berlusconit, Qeveria e saj më jetëgjata në historinë e Italisë appeared first on Gazeta Express.

