By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor – çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor – çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?
Lajme

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor – çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?

Momenti
Published: September 4, 2026



Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s, që përfshin Zvicrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026.

Kjo tashmë është bërë e ditur ditë më parë, nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, pasi Këshilli Federal i Zvicrës miratoi ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.

Your browser does not support the video tag.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve antëtare të EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Kosovës me tregjet evropiane, konkretisht marrëveshja synon të lehtësojë tregtinë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA-s.

Por, çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë në të dhe cili është roli i saj?

EFTA ((European Free Trade Association) ose Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë është një organizatë ekonomike evropiane, që është themeluar me qëllim të nxitjes së tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare.

Ajo është themeluar në vitin 1960, nga shtatë shtete anëtare të asaj kohe, me qëllim promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare. (Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – themeluan EFTA-n duke nënshkruar Konventën në Stokholm më 4 janar 1960)

Sot EFTA ka 4 shtete anëtare: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Tri funksionet kryesore të EFTA-s:

Mirëmban dhe zhvillon Konventën e EFTA-s, e cila rregullon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet katër shteteve anëtare: Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Menaxhon Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). Përmes kësaj marrëveshjeje, tre vende të EFTA-s – Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – marrin pjesë në tregun e përbashkët të BE-së, së bashku me shtetet anëtare të BE-së. Zvicra nuk është pjesë e EEA-së.

Zhvillon rrjetin global të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të EFTA-s. Pra, EFTA ka marrëveshje tregtare me vende dhe rajone të ndryshme në botë. Këtu hyn edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Kosovën.

Misioni

Pra, Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) është një organizatë ndërqeveritare e themeluar për të promovuar tregtinë e lirë dhe integrimin ekonomik, në dobi të katër shteteve anëtare – Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës – si dhe partnerëve të tyre tregtarë në mbarë botën.

Këshilli i EFTA-s?

Këshilli i EFTA-s është organi më i lartë drejtues i EFTA-s. Zakonisht mblidhet shtatë herë në vit në nivel ambasadorësh në Gjenevë, ndërsa një herë në vit në nivel ministror në njërin prej shteteve anëtare, me rotacion.

Gjatë këtyre takimeve, Këshilli diskuton çështje që lidhen me Konventën e EFTA-s, si dhe me zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve tregtare të EFTA-s me vendet e treta, përfshirë marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Në Këshill përfaqësohet secili prej katër shteteve anëtare dhe vendimet merren me konsensus, pra me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Sekretariati i EFTA-s

Sekretariati i EFTA-s u ofron shteteve anëtare ekspertizë dhe këshilla të cilësisë së lartë në promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik.

Me cilat shtete ka EFTA marrëveshje të tregtisë së lirë?

EFTA ka një nga rrjetet më të mëdha në botë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, me 31 marrëveshje që mbulojnë 42 vende partnere jashtë Bashkimit Evropian.

Aktualisht, më shumë se 80% e tregtisë së mallrave të EFTA-s mbulohet nga marrëveshjet preferenciale tregtare. EFTA vazhdon të zgjerojë këtë mbulim përmes negociatave të reja për marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të ndryshme.

Përveç marrëveshjeve të tregtisë së lirë, EFTA ka nënshkruar edhe deklarata të përbashkëta për bashkëpunim me disa shtete. Këto mund të shërbejnë si hap drejt negociimit të marrëveshjeve të ardhshme të tregtisë së lirë.

Kosova dhe EFTA

Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra në janar të 2025-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, patën theksuar se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme. /Telegrafi

source

You Might Also Like

Moment historik për QSU-në, kadeti nga Kosova nis studimet në SHBA me bursë
Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar
Paralajmërimi për fenomenin “El Niño”, britanikëve u kërkohet të kenë rezerva ushqimore dhe ujë në shtëpi
Vdekja e 27-vjeçarit te objekti në ndërtim, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin
Ministri belg dënon nderimet për Mlladiqin: Është e turpshme dhe mungesë respekti për familjet e viktimave

LEXO GJITHASHTU

​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”
​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”
TOP Momenti
Banesa shkrumbohet nga zjarri në Fier, pronarja pëson djegie të rënda
Banesa shkrumbohet nga zjarri në Fier, pronarja pëson djegie të rënda
TOP Momenti
Policia Financiare ngre kallëzim penal për fshehje të tatimit në Maqedoni, buxheti dëmtohet për 4.5 milionë denarë
Policia Financiare ngre kallëzim penal për fshehje të tatimit në Maqedoni, buxheti dëmtohet për 4.5 milionë denarë
TOP Momenti
Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut
Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut
TOP Momenti
Jashari dhe Shurdhaj bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin e 12 shtatorit
Jashari dhe Shurdhaj bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin e 12 shtatorit
Lajme

You Might Also Like

Ishte dënuar mbi 100 herë për kundërvajtje në trafik, kërkohet burgim për të akuzuarin për aksidentin me fatalitet në Prishtinë
Lajme

Ishte dënuar mbi 100 herë për kundërvajtje në trafik, kërkohet burgim për të akuzuarin për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

September 4, 2026
AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore
Lajme

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

September 4, 2026
Minitri belg dënon nderimet për Mlladiqin: Është e turpshme dhe mungesë respekti për familjet e viktimave
Lajme

Minitri belg dënon nderimet për Mlladiqin: Është e turpshme dhe mungesë respekti për familjet e viktimave

September 4, 2026
17 aktakuza ndaj 22 personave brenda 24 orëve, ndalohen 9 të dyshuar
Lajme

17 aktakuza ndaj 22 personave brenda 24 orëve, ndalohen 9 të dyshuar

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?