By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mediat iraniane publikojnë pamje të papara të Mojtaba Khameneit, pasi ai nuk është shfaqur në publik për muaj të tërë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mediat iraniane publikojnë pamje të papara të Mojtaba Khameneit, pasi ai nuk është shfaqur në publik për muaj të tërë
Lajme

Mediat iraniane publikojnë pamje të papara të Mojtaba Khameneit, pasi ai nuk është shfaqur në publik për muaj të tërë

Momenti
Published: August 25, 2026

Irani ka publikuar një video të rrallë dhe pa datë të liderit suprem Mojtaba Khamenei, në atë që duket të jetë hera e parë që zëri i tij dëgjohet publikisht që prej marrjes së postit.

Në pamjet e publikuara nga agjencia iraniane Fars, 56-vjeçari shihet duke drejtuar një seancë akademike fetare. Ai dëgjon prezantimin e një studenti mbi një tezë dhe më pas jep vlerësimin e tij për punimin.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, autenticiteti i videos nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Mojtaba Khamenei mori postin e liderit suprem të Iranit pasi babai i tij, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Që prej atëherë, Mojtaba nuk është shfaqur publikisht, madje mungoi edhe në ceremoninë mortore të babait të tij. Kjo ka nxitur spekulime të shumta mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Raportime të mëparshme pretendonin se ai ishte plagosur rëndë dhe mund të kishte pësuar dëmtime në fytyrë gjatë sulmeve. Sipas këtyre raportimeve, ai po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet iraniane kanë publikuar edhe më herët materiale për të kundërshtuar spekulimet mbi shëndetin e tij, por asnjëra prej këtyre pamjeve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Sipas raportimeve, lideri i ri iranian po mban kontakte me zyrtarët më të lartë të Republikës Islamike përmes një rrjeti të kufizuar ndërmjetësuesish, me synimin për të zvogëluar rrezikun e një sulmi të mundshëm.

Ndërkohë, lufta ka vazhduar të ndikojë rëndë edhe në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike të transportit energjetik në botë. Trafiku detar mbetet shumë më i ulët se normalja dhe mijëra marinarë vazhdojnë të jenë të bllokuar në Gjirin Persik.

Publikimi i kësaj videoje duket se synon të japë një sinjal se Mojtaba Khamenei është gjallë, aktiv dhe vazhdon të ushtrojë funksionet e tij, në një kohë kur mungesa e tij në publik ka ushqyer spekulime të shumta. /Telegrafi

The post Mediat iraniane publikojnë pamje të papara të Mojtaba Khameneit, pasi ai nuk është shfaqur në publik për muaj të tërë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I shkroi ChatGPT-së planin për vrasjen e ish-të dashurës, 25-vjeçari përfundon në pranga
Kina paralajmëron se do të mbrojë interesat e saj pasi SHBA-ja zgjeron sanksionet kundër Iranit
Kryeparlamentari kroat: Serbia po armatoset me armë sulmuese, duhet t’ia themi Perëndimit
Trump: SHBA-ja po shqyrton ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqenin e Amerikës
Trump thotë se Irani po përballet me “krizë humanitare me përmasa kolosale”

LEXO GJITHASHTU

Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave
Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave
TOP Momenti
OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
TOP Momenti
Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
TOP Momenti
Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
TOP Momenti
Një skulpturë 11-mijëvjeçare e një figure njerëzore ulur mbi një leopard zbulohet në Turqi
Një skulpturë 11-mijëvjeçare e një figure njerëzore ulur mbi një leopard zbulohet në Turqi
Lajme

You Might Also Like

Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Lajme

Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok

August 25, 2026
OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia
Lajme

OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia

August 25, 2026
Propozimi i bujshëm në majën e Empire State: Mes puthjeve dhe përqafimeve, çifti i famshëm del para Gjykatës
Lajme

Propozimi i bujshëm në majën e Empire State: Mes puthjeve dhe përqafimeve, çifti i famshëm del para Gjykatës

August 25, 2026
Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar
Lajme

Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?