By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Media kroate: Një pikë kthese në Ballkan, Vuqiç është gati të përdorë edhe skenarin më të errët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Media kroate: Një pikë kthese në Ballkan, Vuqiç është gati të përdorë edhe skenarin më të errët
Lajme

Media kroate: Një pikë kthese në Ballkan, Vuqiç është gati të përdorë edhe skenarin më të errët

Momenti
Published: August 25, 2026

Ballkani Perëndimor po hyn në një vjeshtë politikisht të tensionuar, me Kosovën në një ngërç politik, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën para zgjedhjeve, ndërsa rajoni vazhdon të jetë në mes të interesave të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Kështu e nis analizën media kroate “Jutarnji list”, duke vlerësuar se KFOR-i vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe, rrjedhimisht, në rajon.

Your browser does not support the video tag.

Media kroate rikujton deklaratat e muajit prill, kur pas një takimi në Zagreb kushtuar bashkëpunimit trepalësh Kroaci-Shqipëri-Kosovë ishte theksuar rëndësia e KFOR-it dhe stabilitetit të Kosovës për paqen rajonale.

Në qershor, sipas artikullit, nga Brukseli erdhi njoftimi se NATO do ta përshtaste gradualisht praninë e KFOR-it gjatë vitit të ardhshëm, duke marrë parasysh situatën e qëndrueshme të sigurisë. Megjithatë, Jutarnji shkruan se më pas situata pësoi tensione të reja.

Në këtë kontekst përmendet paralajmërimi për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, çështje që ka nxitur reagime në Serbi. Po ashtu, përmenden rrënimet e objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit dhe deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, shkruan Telegrafi.

Media kroate e lidh këtë retorikë edhe me faktin se Vuçiq tashmë ka hyrë në fushatë zgjedhore.

Jutarnji për krizën politike në Kosovë

Një pjesë e konsiderueshme e analizës i kushtohet zhvillimeve politike në Kosovë.

Media kroate shkruan se vendi ndodhet prej rreth 18 muajsh në krizë politike dhe përmend zgjedhjet e shkurtit 2025, ato të dhjetorit dhe zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar problemet e vazhdueshme me konstituimin e institucioneve.

Në artikull citohet edhe Azem Vllasi, i cili, duke komentuar qasjen e Albin Kurtit ndaj pushtetit, kishte thënë se Kurti “dëshiron të dominojë në pushtet sepse merr më së shumti vota në zgjedhje”.

Zgjedhjet e reja u mbajtën në dhjetor, Kurti fitoi shumicën, por tani ata nuk kanë arritur të zgjedhin një president të ri, gjë që kërkon 80 vota. Zgjedhjet e treta në gjashtëmbëdhjetë muaj u mbajtën më 7 qershor. Dhe asgjë nuk është zgjidhur, Kuvendi përsëri dështon të zgjedhë një udhëheqje dhe zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet janë të kërcënuara. Cirku që Kosova i paraqet botës është në një dritë të keqe për shkak të kokëfortësisë së Kurtit, shkruan ky medium kroat.

Megjithatë, sipas analizës, zgjedhjet eventuale të reja në Kosovë nuk pritet të kenë ndikim të madh në stabilitetin rajonal, pasi “KFOR-i garanton paqen”.

Vuçiq para zgjedhjeve dhe paralajmërimi për një skenar të rrezikshëm

Vëmendje e veçantë i kushtohet zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të paralajmëruara për 18 ose 25 tetor.

Sipas Jutarnjit, Vuçiq tashmë ka vënë në lëvizje aparatin institucional dhe mediatik për të siguruar fitoren e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ndërsa pritet të jetë pjesë e listës së saj.

Analiza paralajmëron për një situatë potencialisht të rrezikshme nëse si pushteti, ashtu edhe opozita, shpallin fitoren pas zgjedhjeve dhe opozita pretendon se rezultati është manipuluar.

Sipas autorit, në një skenar të tillë nuk duhet përjashtuar mundësia që Vuçiq t’i akuzojë kundërshtarët se nuk po respektojnë standardet demokratike dhe të përdoret forcë për pengimin e protestave. Për këtë arsye, Jutarnji e konsideron veçanërisht të rëndësishme praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, në veçanti atyre të BE-së.

Edhe Bosnja para një testi të madh

Zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë janë një tjetër pikë e rëndësishme e analizës. Jutarnji parashikon beteja të forta politike brenda të tri komuniteteve konstituive.

Opozita serbe synon ta largojë nga pushteti SNSD-në e Milorad Dodikut, ndërsa SDA synon rikthimin në pushtetin qendror. Në të njëjtën kohë, partitë kroate shpresojnë që këtë herë të arrijnë të zgjedhin kandidatin që ato e konsiderojnë përfaqësues legjitim kroat në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

Rusia synon ta ruajë ndikimin në Beograd dhe Banja Llukë

Analiza trajton gjithashtu përplasjen e interesave të fuqive të mëdha në Ballkan.

Sipas Jutarnjit, Rusia synon ta ruajë ndikimin e saj në Beograd dhe Banja Llukë, ndërsa Kina e sheh Serbinë si platformë për forcimin e pranisë së saj. SHBA-ja, nga ana tjetër, e ka vendosur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe paprekshmërinë e kufijve të Bosnjë e Hercegovinës ndër prioritetet kryesore rajonale.

Në këtë kontekst përmendet edhe varësia energjetike nga Rusia, e cila, sipas një dokumenti të Departamentit amerikan të Shtetit të cituar nga Jutarnji, mbetet një dobësi strategjike për rajonin.

Për dallim nga Kosova, Serbia dhe Bosnja, media kroate vlerëson se situata në Mal të Zi është stabilizuar ndjeshëm, duke ia atribuar një pjesë të kësaj edhe anëtarësimit të vendit në NATO dhe perspektivës së integrimit në BE.

Në përfundim, analiza e Jutarnji list e paraqet vjeshtën e vitit 2026 si një periudhë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor: Kosova përballet me ngërç institucional, Serbia me zgjedhje potencialisht të tensionuara, Bosnja me përplasje të forta politike, ndërsa NATO, BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia vazhdojnë të kenë interesa të drejtpërdrejta në stabilitetin dhe orientimin e rajonit./Telegrafi

The post Media kroate: Një pikë kthese në Ballkan, Vuqiç është gati të përdorë edhe skenarin më të errët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Oqeanet e botës nuk kanë qenë kurrë më të ngrohta, temperatura mesatare e matur arriti 21,1 gradë Celsius
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Prishtinës bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë
“Na mashtruan” – rusët thonë se regjistrohen për shërbim ushtarak, por dërgohen drejt në luftë
Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump kërcënon me rritje të tarifave për makinat kanadeze: Duke nisur nga 1 janari
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që u dërguan për riparim në Serbi

LEXO GJITHASHTU

Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë, krejt çka dihet deri më tani
Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë, krejt çka dihet deri më tani
Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Furnizimi global me ushqime është bërë “dëm kolateral” i konflikteve
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Furnizimi global me ushqime është bërë “dëm kolateral” i konflikteve
Lajme
Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së
Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së
Lajme
Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
TOP Momenti
Andy Burnham nuk përjashton mundësinë e rritjes së taksave në buxhetin e vjeshtës
Andy Burnham nuk përjashton mundësinë e rritjes së taksave në buxhetin e vjeshtës
Lajme

You Might Also Like

Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?
Lajme

Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?

August 25, 2026
Ukraina sulmon rafinerinë kryesore ruse: Shpërthen një zjarr i madh pas goditjes
Lajme

Ukraina sulmon rafinerinë kryesore ruse: Shpërthen një zjarr i madh pas goditjes

August 25, 2026
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
Lajme

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

August 25, 2026
Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord
Lajme

Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?