By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Me kërkesë të të dëmtuarës, mbyllet seanca e Apelit ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Me kërkesë të të dëmtuarës, mbyllet seanca e Apelit ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatit
TOP Momenti

Me kërkesë të të dëmtuarës, mbyllet seanca e Apelit ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatit

Momenti
Published: June 23, 2026

Në Gjykatën e Apelit, me kërkesën e palës së dëmtuar S.M., është mbyllur seanca e së martës, në rastin ku Nazmije Millaku akuzohet për vrasjen e kunatit të saj, Xh.M.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 9 mars 2026, të akuzuarën Millaku e ka shpallur fajtore për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe e ka dënuar me 20 vjet burg, ndërsa e ka liruar nga akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Your browser does not support the video tag.

E dëmtuara S.M. kërkoi nga Gjykata që të mbyllet seanca për publikun, në mënyrë që të mbrohet identiteti i fëmijëve të të akuzuarës Millaku, pasi kanë qenë dëshmitarë në procedurë.

Po ashtu, mbrojtësja e të akuzuarës Millaku, avokatja Mirvete Hashani, propozoi që të mbyllet seanca për të njëjtat arsye, por këtë e kundërshtoi e akuzuara.

“Kam qejf m’u kanë publike, me ditë gjithçka edhe tjerët çka unë kam vujt në atë shpi. Prej anës teme i pranoj gazetarët, unë jam viktimë këtu, jo këta. 30 vjet kam duru”, deklaroi e akuzuara Millaku.

Ndërkaq, kryetari i kolegjit të Apelit, Xhevdet Abazi, njoftoi se seanca do të mbyllet për publikun, për mbrojtjen e interesit të fëmijëve të të akuzuarës Millaku.

Kolegji i gjyqtarëve në këtë rast ka këtë përbërje: Xhevdet Abazi- kryetar, Kadrije Goga-Lubishtani- gjyqtare referuese dhe Skender Çoçaj-anëtar.

Të pranishëm në seancë ishin e akuzuara Nazmije Millaku me mbrojtësen e saj, avokaten Mirvete Hashani dhe e dëmtuara S.M., ndërsa nga Prokuroria e Apelit nuk ishte prezent askush.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nazmije Millaku akuzohej se më 20 gusht 2024, në korridorin e përbashkët të shtëpive të tyre, në Prishtinë, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta xhelozie, me dashje ka privuar nga jeta kunatin e saj Xh.M., ku e pandehura ishte ndier e parespektuar dhe e braktisur nga familjarët, duke menduar se tani i ndjeri kishte ndikim.

Aktakuza thotë se e akuzuara fillimisht ishte përgatitur për të kryer këtë vepër penale duke përfunduar kursin mbi aftësimin për përdorimin e armëve të shkurtra e më pas ishte certifikuar dhe kishte blerë armë zjarri dhe municion. Aty thuhet se ajo shfrytëzon rastin derisa anëtarët e tjerë të familjes nuk ishin prezent në momentin që e kishte parë tani të ndjerin Xh.M., duke kaluar në korridorin e shtëpisë për të shkuar në oborrin e përbashkët, del në korridor dhe në mënyrë dinake me armën e lartcekur shtie në drejtim të tij disa herë, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e si pasojë e plagëve viktima ndërron jetë.

Autopsia ka konstatuar se vdekja e Xh.M., ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e destruksionit të trurit dhe gjakderdhjes masive të brendshme dhe të jashtme. U konstatuan 18 plagë të shkaktuara nga 11 të shtëna.

Me këto veprime, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal.

Millaku akuzohej edhe se nga 21 dhjetorit 2023 deri më 20 gusht 2024, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët posedoi një armë zjarri, tre karikatorë e 39 fishekë, e që ndonëse e kishte përfunduar kursin për përdorimin e armës, ende nuk ishte pajisur me leje për mbajtjen e armës. Arma iu gjet gjatë kontrolli në çantën e saj kur kishte shkuar në stacion policor, e disa prej municionit i ishte gjetur në dhomën e saj.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Vazhdon shtimi natyror negativ në Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Lajme
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Lajme
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
Lajme
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Lajme
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
Lajme

You Might Also Like

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes
TOP Momenti

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes

August 27, 2026
Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut
TOP Momenti

Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut

August 27, 2026
Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria
TOP Momenti

Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria

August 27, 2026
Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës
TOP Momenti

Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?