Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ilir Konushevci” në kryeqytet është mbyllë përkohësisht për shkak të punimeve.
Rruga u mbyll sot, më 5 gusht, dhe do të vazhdojë të jetë e mbyllur për qarkullim deri më 10 gusht.
“Segmenti i mbyllur: Nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”. Mbyllja bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor”.
Komuna kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
“Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”.
The post Mbyllet përkohësisht rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për shkak të punimeve appeared first on Gazeta Express.

