By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mblidhet Komisioni për verifikim të mandateve – Kuvendi 30 minuta pauzë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mblidhet Komisioni për verifikim të mandateve – Kuvendi 30 minuta pauzë
TOP Momenti

Mblidhet Komisioni për verifikim të mandateve – Kuvendi 30 minuta pauzë

Momenti
Published: August 6, 2026

Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend.

Your browser does not support the video tag.

Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë së re.

Telegrafi.com do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.

06/08/2026 11:23-​“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni”, njëri nga protestuesit i drejtohet Bedri Hamzës

Një incident verbal është regjistruar gjatë protestës së mbajtur para Kuvendit të Kosovës, ku njëri nga protestuesit u është drejtuar me tone të ashpra kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe deputetit Enver Hoxhaj.

Teksa zyrtarët e PDK-së po hynin në objektin e Kuvendit, protestuesi u bërtiti duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj përfaqësuesve politikë.

“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni se duheni me na përfaqësu”, dëgjohet duke thënë protestuesi, ndërsa fjalët e tij ishin të drejtuara ndaj Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhajt.

​​Gërvalla: Legjislatura e XI-të do të jetë e zhvillimit të madh ekonomik dhe reformës në drejtësi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se po shkojnë që ta konstituojnë legjislaturën e XI-të të Kuvendit të Kosovës dhe se po përpiqen që të dalin nga një situatë që s’po i pëlqen askujt, aq më pak qytetarëve.

Gërvalla tha se është plot optimizëm që legjislatura e XI-të që pritet të konstituohet pas pak, do të jetë e zhvillimit të madh ekonomik dhe e reformës së thellë në drejtësi.

06/08/2026 10:27- Mblidhet Komisioni për verifikim të mandateve – Kuvendi 30 minuta pauzë

Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seanca po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari

Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve u votua me 117 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Pas formimit të Komisionit, i njëjti është mbledhur për verifikim të mandateve, gjersa Kuvendi është aktualisht në 30 minuta pauzë.

06/08/2026 10:15-​Gjini: Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka uruar gjithë deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Gjini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky mandat është një përgjegjësi ndaj secilit qytetar.

“Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës! Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë. Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent. Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara”, ka shkruar Gjini.

06/08/2026 09:56-​ Balje: Nuk kam arsye të ndryshoj qëndrim nga hera e fundit, nuk votoj sot

Deputetja e zgjedhur nga Partia Boshnjake Socialdemokrate tha sot para seancës konstituive se nuk ka pas asnjë takim me Albin Kurtin ose zyrtarë të kësaj partie dhe sipas saj nuk ka ndryshuar qëndrim nga mënyra si ka votuar herët e fundit.

Ajo tha se sot nuk ka votë në Kuvend.

“Unë nuk ndryshoj qëndrim prej herës së fundit… Kurgjo nuk ka ndryshuar mes partisë sime dhe Vetëvendosje dhe nuk kam asnjë arsye me reagu brenda kuvendit ndryshe, qysh kam reagu herën e fundit… Për presidentin ende nuk kemi folur me asnjë parti. Unë jam duke pritur çka ka me ndodh se nuk kam informacion.

Mes meje dhe Vetëvendosjes nuk ka besim. As ata nuk besojnë qysh unë funksionoj e punoj dhe as unë nuk kam besim… Sot nuk votoj asgjë…”, tha ajo.

06/08/2026 09:46-​ ​Haxhiu nuk tregon a do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ndërsa nuk tregoi nëse do të jetë sërish kandidatë për ta mbajtur pozitën numër një në këtë institucion.

Ajo nuk dha përgjigje kur u pyet nga gazetarët nëse do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për kryeparlamentare.

Në orën 10:00 pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për Legjislaturën e XI-të.

06/08/2026 09:45-​ A ka propozuar PDK-ja emër për president? Hamza: Nuk kemi diskutuar për poste

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deri tani askush nuk i ka kërkuar mbështetje kësaj partie, duke theksuar se PDK-ja nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për ndarjen e pozitave institucionale.

Para nisjes së seancës konstituive, Hamza tha se fokusi i PDK-së mbetet te programi dhe prioritetet qeverisëse, e jo te ndarja e posteve.

“Po hyjmë në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Askush nuk ka kërkuar përkrahje nga ne. Edhe në të kaluarën nuk kanë përkrahur kandidatët e PDK-së. Sa i përket nënkryetarëve të Kuvendit, ne kemi një nënkryetar dhe, si parti e dytë për nga numri i ulëseve, e mbështesim kandidatin e propozuar nga PDK-ja për atë pozitë”, deklaroi Hamza.

06/08/2026 09:41-​ Haziri: Jemi në bashkëpunim me partinë e parë, po bisedojmë për një marrëveshje

Lutfi Haziri, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një deklaratë për media para seancës konstituive tha se LDK është në bisedime me partinë e parë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Haziri theksoi se mësimi më i madh që duhet të nxirret është që zgjedhjet të mos përsëriten.

“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetori të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës. Ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e funksionimit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet e normalitetit. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor…”, tha ai.

06/08/2026 08:52-​ ​​Bajrami: LDK e do pozitën e presidentit, jo të kryeministrit

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi të mërkurën para gazetarëve se nëse LDK-ja do të merrte pozitën e presidentit do të arrihej një balancë e pushteteve.

Bajrami në një deklaratë për media tha se atëherë do ta konsideronin me shumë kuriozitet ofertën e lëvizjes Vetëvendosje për ndarje pushteti.

“Kur kemi marrëveshje të tilla ku do të thosha ofrohet nga zoti Kurti disa pozita në qeveri të cilat në fakt pas disa javëve edhe mund t’i marrë, po edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kjo konsideroj që është një balancë e pushteteve për Kosovën dhe pastaj natyrisht që do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, tha Bajrami.

Ajo tha se është kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe se është pro një marrëveshjeje të mirë për Kosovën, rrjedhimisht edhe për LDK-në.

06/08/2026 08:50-​ Sot seanca, por partitë ende pa marrëveshje politike

Takimi i radhës i së mërkurës ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por edhe aidiskutim nuk solli një dakordim përfundimtar mes dy partive.

“Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti pas takimit.

E seanca konstituive që do të mbahet sot në ora 10:00 zhvillohet pa ndonjë marrëveshje politike.

You Might Also Like

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”
Arrestohet zyrtari policor në Gjilan, dyshohet për sulm, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor
Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit

LEXO GJITHASHTU

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Lajme
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Lajme
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Lajme
Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht
Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht
Lajme
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
TOP Momenti

You Might Also Like

Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
TOP Momenti

Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë

August 19, 2026
“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus
TOP Momenti

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus

August 19, 2026
Aksident mes dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit, pesë turistë transportohen me helikopter
TOP Momenti

Aksident mes dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit, pesë turistë transportohen me helikopter

August 19, 2026
Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së
TOP Momenti

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?